Gatimi

Shëndetlia me mjaltë – ëmbëlsira autentike shqiptare


Mes recetash tipike shqiptare, e cila dikur përgatitej kryesisht në raste festash, posaçërisht për Vitin e Ri është edhe – Shëndetlia me mjaltë.

Madje, kjo ëmbëlsirë e preferuar mbetet akoma dhe akoma më atraktive për tu gatuar bëhet kur marrim parasysh thjeshtësinë e përbërësve të saj.

Përbërësit

500 gram miell

200 gram gjalpë

200 gram sheqer

100 gram mjaltë

150 gram arra

3 vezë

1 lugë kafe sodë buke

Shëndetlia me mjaltë – ëmbëlsira autentike shqiptare

Përgatitja

Fillimisht, rrihni vezët me sheqerin dhe me anë të rrahësit elektrik, përzieni ato për afro pesë minuta, derisa te fryhen dhe te jene bere si krem.

Më pas, shtoni gjalpin e shkrire ne mikrovale, shtoni edhe 2/3 e arrave si dhe mjaltin. Vazhdoje përzierjen edhe për pak minuta.

Pas kësaj, shtoni miellin e përzier me me sodën e bukës dhe punoni brumin me kujdes, pasi që nuk guxon të rezultojë elastik dhe përbërësit medoemos duhet të bashkohen me njëri-tjetrin.

Merreni një enë tave dhe lyeni me miell e gjalpë si dhe hidheni brumin mbi të duke e niveluar me sukses, ndërkaq nga sipër lyejeni me të verdhen e vesë dhe më pas shtoni edhe arrat e mbetura.

Piqeni në furrë dhe në nxehtësi prej 180°C, në një interval kohor prej 30-45 minutash dhe kur Shëndetlia të jetë në gjysmën e kohës se pjekjes se saj, përgatisni sherbetin duke zier ujin me sheqer dhe lëmon.

Kur te jete pjekur, largojeni nga furra dhe lëreni pesë minuta të ftohet, pastaj i shtoni shërbetin pak nga pak, duke e lënë ta thith mirë.

Ju bëftë mirë!

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore