Gjykata Speciale

Shefqet Kabashi në ditën e dytë dëshmon në seancë të mbyllur


Shefqet Kabashi.

Ish udhëheqësi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Shefqet Kabashi, është duke vazhduar dëshminë e tij në seancë të mbyllur në ditën e dytë të dëshmisë.

Kabashi, e ka nisur dëshminë e tij në Speciale ai të martën ka dëshmuar në anglisht, pasi sipas tij “nuk dëshiron që të keqkuptohet nga përkthyesit shkaku i dialektit të Kosovës”.

Kabashi, pasi që filloi pyetjet prokurori ka refuzuar që të përgjigjet në pyetjet e Speciales, duke thënë se kjo gjykatë i ka shkaktuar shumë dëme Kosovës.

“Unë kam qenë i sjellshëm me ju, sepse ju e dini që nuk ka qenë gatishmëria ime për të ardhur, megjithatë jeni përpjekur që të gjeni të gjitha mundësitë për të më sjellur këtu dhe për këtë arsye nuk mund të bashkëpunoj me ju, me prokurorët”.

“Ju dëmtoni kaq shumë njerëz, përfshirë këtu edhe dëshmitarët dhe të gjithë vendet tona”, ka thënë Kabashi.

Nga Prokurori, është kërkuar që ai të përgjigjet në pyetjet që po iu bëhen atij.

“Dëshmitar, do e vlerësonim shumë nëse do të përgjigjeni në pyetjet që po iu bëjmë, do ju jap mundësinë që të shpjegoni se çfarë ka ndodhur në proceset mëparshme kur të jetë momenti i përshtatshëm”, tha prokurori.

Dëshmia e Kabashit pritet të zgjasë dy ditë.

Ai kishte dëshmuar edhe në gjykimin e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj në Hagë.

Shefqet Kabashi nis dëshminë në Speciale: Keni dëmtuar vendin tim – s’mund të bashkëpunojë me ju

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore