Gjatë promovimit të përballjes Callum Walsh – Przemysaw Runowski në Irlandë, Dana White tha se një lajm i madh në lidhje me boksin është në rrugë e sipër.
Sipas raportimeve të gazetarit, Rick Glaser, White do të bashkëpunojë me Turki Alalshikh të Arabisë Saudite për të krijuar një version boksi të njohur “Contender”, duke sjellë një format të ri në sport.
“Do të ketë disa njoftime të mëdha së shpejti”, tha White. “Unë kurrë nuk them asgjë që nuk e bëj, kurrë. Ne kemi filluar me boksin për një kohë të gjatë, por ju kurrë nuk më keni dëgjuar të angazhohem dhe të them, ‘Unë jam brenda’”, paralajmëroi shefi i UFC-së.
Hyrja e White në boks ka qenë objekt spekulimesh prej vitesh, dhe tani, me mbështetjen e Turki-t, duket se sipërmarrja e tij e ardhshme më në fund po merr formë.
Interesi për botën e boksit për White, siç u tha më sipër është i njohur. Kujtojmë vetëm një rast specifik ku ai u fut në boks duke bashkë-promovuar në vitin 2017 luftën Floyd Mayweather Jr. kundër Conor McGregor.
Në atë kohë, ai shprehu një interes të fortë për të hyrë në botën e boksit. Sidoqoftë, në vitet në vijim, White e zvogëloi përfshirjen e tij dhe deri në vitin 2022, ai deklaroi se nuk donte më të përfshihej në sport.
Megjithatë, tani duket se një erë e re po fryn.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Joshua kërkon titullin kundër Dubois në ‘Wembley’
-
Ish-kampioni i UFC-së, Sean O’Malley, nga nokauti në tetëkëndësh në sallën e operacionit
-
Polonia liron Oleksandr Usyk pas ndalimit nga policia
-
Të akuzuar nga Imane Khelif për bullizëm kibernetik, Elon Musk dhe J.K Rowling rrezikojnë burg dhe gjobë të majme
Lajmet kryesore
-
Rexhep Rexhepi, Mbreti i ri i pavarur i orëve të papërsosura
-
Transformimi radikal i Tiranës: Si kryeqyteti shqiptar po përcakton traditën dhe rishkruan të ardhmen
-
Regjimi i Putinit do të shembet pa paralajmërim, thotë disidenti i liruar
-
Kurti: Kosova, fener i demokracisë dhe të drejtave të njeriut në Ballkanin Perëndimor