Aplikacione

Shefi ekzekutiv i TikTok-ut, iku


Zhang Yiming, shefi ekzekutiv dhe bashkëthemeluesi i TikTok-ut të ByteDance-it, ka njoftuar se do të tërhiqet dhe se deri në fund të vitit do të kalojë në një tjetër rol.

Agjencia e lajmeve, BBC, tregon se Yiming e ka bërë me dije lajmin e tërheqjes përmes një letre drejtuar punonjësve duke zbuluar se pasuesi i tij do të jetë bashkëthemeluesi tjetër, Rubo Liang.

Që prej fillimit, afro një dekadë më parë, kjo tërheqje e shefit ekzekutiv konsiderohet si tronditja më e madhe e kompanisë kineze të teknologjisë.

“E vërteta është se më mungojnë disa nga aftësitë që e bëjnë një menaxher ideal. Jam më i interesuar për të analizuar parimet organizative dhe të tregut dhe për të përdorur këto teori për të reduktuar më tej punën e menaxhimit, në vend që në të vërtetë të menaxhoj njerëzit”, shkruan Zhang në një mesazh në faqen e kompanisë.

Ai ka vazhduar se “në mënyrë të ngjashme, nuk jam shumë social, duke preferuar aktivitete të vetmuara si të qenit në internet, duke lexuar, duke dëgjuar muzikë dhe duke soditur atë që mund të jetë e mundur”.

Zhang nuk ka lënë pas as pasardhësin e tij. Zhang ka thënë se Rubo Liang ka qenë “një partner i paçmuar” në zhvillimin e teknologjisë së kompanisë, si dhe punësimin apo menaxhimin e punonjësve.

Ndërkohë që detyra më e fundit në ByteDance e Liang-ut ka qenë si shef i departamentit të burimeve njerëzore.

Dhe në një mënyrë që tranzicioni të jetë i qetë dhe gradual, Zhang ka shtuar se ndryshimi në udhëheqje do të ndodhë gjatë gjashtë muajve të ardhshëm.

ByteDance ka qenë shpesh pjesë e titujve të lajmeve teknologjike për shkak të aplikacionit të tij tejet të popullarizuar gjatë pandemisë, TikTok-ut, i cili numëron afro 700 milionë përdorues mujorë aktivë.

Popullariteti i tij ka qenë i shqyrtuar nga qeveri në të gjithë botën përfshirë Amerikën dhe Kinën. Dhe shqetësimet e ngritura përqendroheshin te kalimi i të dhënave të përdoruesve drejt qeverisë kineze.

Mirëpo, TikTok-u i ka mohuar këto akuza.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore