Atletët rusë dhe bjellorusë duhet të lejohen në Lojërat Olimpike Verore të Parisit 2024.
Kjo, për sa kohë që ata nuk konkurrojnë nën flamujt ose ngjyrat e kombeve të tyre.
Lajmi u bë i ditur për gazetën amerikane “Wall Street Journal” nga Susanne Lyons, kryetarja e bordit të drejtorëve të Komitetit Olimpik dhe Paraolimpik të SHBA-ve (USOPC).
Lyons po mbështeste një ide të propozuar nga Presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC) Thomas Bach javën e kaluar për të lejuar atletët të konkurrojnë pavarësisht pushtimit të Rusisë në Ukrainë dhe mbështetjes së Bjellorusisë për pushtimin.
Propozimi i Bach dhe mbështetja e Lyons-it për propozimin, shënojnë një ndryshim për të dy organet drejtuese olimpike nga fillimi i këtij viti, kur IOC-ja u bëri thirrje federatave sportive të ndalonin atletët rusë dhe bjellorusë në përgjigje të pushtimit.
Dmytro Kuleba, ministri i jashtëm i Ukrainës, ka kritikuar propozimin e Bach, duke thënë javën e kaluar se “përdorimi i sportit për të zbardhur krimet e luftës është i neveritshëm”.
Lyon’s i tha Wall Street Journal se ndryshimi ishte i nevojshëm për të mbështetur idealin olimpik për të lejuar atletët të garojnë edhe nëse vijnë nga vende, qeveritë e të cilave kanë kryer veprime të pakëndshme apo edhe të dhunshme.
Lyons tha se kufizimet në përdorimin e simboleve kombëtare ruse ose bjelloruse mund të shkojnë përtej sanksioneve të vendosura ndaj Rusisë gjatë Lojërave Dimërore të Pekinit 2022 për skemën e saj të dopingut të sponsorizuar nga shteti.
Atletët rusë nuk u lejuan të prezantonin flamurin rus ose të përdornin himnin e tij kombëtar, por ata ende mbanin të kuqe, të bardhë dhe blu dhe konkurruan nën emrin “Komiteti Olimpik Rus”.
Lyons tha se kufizimet ndaj ekipeve gjatë Paris 2024 mund të jenë më të rrepta, duke përfshirë potencialisht asnjë flamur, himn, ngjyra të lidhura ose identifikime të tjera të vendeve.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Gjimshiti, Bare, Manaj e Kumbulla humbasin Çekinë dhe Ukrainën prej dëmtimeve
-
Kur duhet të panikosen “Qytetarët” e Pep Guardiola-s
-
Nations League/ Strakosha e Fetai: Luajmë të përqendruar dy finale në shtëpi, kemi publikun tonë që do të na mbështesë
-
Parisi do të “blindohet” për ndeshjen Francë-Izrael