Ndeshja mes Australisë dhe SHBA-ve në futbollin e femrave ishte dramatike dhe përfundoi me fitoren e këtyre të fundit.
SHBA-të fituan me epërsi minimale 3:4, për të fituar medaljen e bronztë në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”.
Pjesa e parë e ndeshjes ishte e dominuar nga amerikanët, pasi filluan ndeshjen me gol në minutën e tetë me anë të Megan Rapinoe.
Pas vetëm nëntë minutave, ishte Samantha Kerr e cila barazoi rezultatin në 1:1.
Por e gjithë rrjedha e ndeshjes ndryshoi në minutën e 21-të kur amerikanët shënuan për golin e epërsisë me anë të Megan Rapinoe.
Për rezultatin 3:1 të pjesës së parë, u përkujdes Carli Lloyd e cila shënoi në minutën e parë të kohës shtesë.
Me fillim të pjesës së dytë, ishte përsëri Carli Lloyd e cila shënoi për golin e katërt.
Megjithatë, australianet nuk u dorëzuan dhe shënuan menjëherë pas tre minutash me Caitlin Foord.
Ndeshja ishte pa gola deri në minutën e 90-të, kur shënuan australianët për rezultatin final me anë të Emily Gielnik.
Amerikanët po festonin këtë medalje pasi ishte një turne shumë i vështirë për ato.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com