Teknologji

SHBA ndalon shitjet e pajisjeve Huawei dhe ZTE


Administrata Biden ka ndaluar miratimet e pajisjeve të reja të telekomunikacionit nga Huawei Technologies dhe ZTE të Kinës, sepse ato paraqesin “një rrezik të papranueshëm” për sigurinë kombëtare të SHBA.

Komisioni Federal i Komunikimeve i SHBA-së tha të premten se kishte miratuar rregullat përfundimtare, të cilat gjithashtu ndalojnë shitjen ose importin e pajisjeve të bëra nga prodhuesi kinez i pajisjeve të mbikqyrjes Dahua Technology, firma e mbikëqyrjes video Hangzhou Hikvision Digital Technology dhe firma e telekomit Hytera Communications.

Lëvizja përfaqëson goditjen e fundit të Uashingtonit ndaj gjigantëve të teknologjisë kineze mes frikës se Pekini mund të përdorë kompanitë kineze të teknologjisë për të spiunuar amerikanët.

“Këto rregulla të reja janë një pjesë e rëndësishme e veprimeve tona të vazhdueshme për të mbrojtur popullin amerikan nga kërcënimet e sigurisë kombëtare që përfshijnë telekomunikacionin,” tha në një deklaratë kryetarja e FCC, Jessica Rosenworcel.

Huawei nuk pranoi të komentojë. ZTE, Dahua, Hikvision dhe Hytera nuk iu përgjigjën menjëherë kërkesave për koment.

Kjo erdhi pas një përcaktimi të pesë kompanive kineze në të ashtuquajturën “lista e mbuluar” në mars të vitit 2021 si një kërcënim për sigurinë kombëtare sipas një ligji të vitit 2019 që synon mbrojtjen e rrjeteve të komunikimit në SHBA: Huawei, ZTE, Hytera Communications Corp Hikvision dhe Dahua.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore