Gjykata Speciale

Sërish seancë private, nis dëgjimi i dëshmitarit të 19-të në rastin e Thaçit dhe të tjerëve


Ilustrim

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë këtë të martë ka nisur dëgjimi i dëshmitarit të 19-të në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Dëgjimi i dëshmitarit të radhës ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, po vazhdon në seancë private, njëjtë si në dëgjimin e dëshmitarit paraprak dhe shumicës së dëshmitarëve të tjerë

Para fillimit të marrjes në pyetje të dëshmitarit të 19-të nga ana e Zyrës së Prokurorit të Specializuar, prokurori Matt Halling ka lexuar një përmbledhje të shkurtë të dëshmisë së dëshmitarit të radhës. raporton “Betimi për Drejtësi”.

“Anëtari i familjes së dëshmitarit shkoi në Drenoc në vitin 1998 ku e mbajtën të ndaluar, pjesëtarë të tjerë të familjes shkuan të merrnin vesh për fatin e familjarin, por nuk u lejuan ta shihnin, anëtari i familjes së dëshmitarit u zhduk, dëshmitari dhe pjesëtarë tjerë të familjes bënë shumë kërkime për të marrë vesh për fatin e të ndaluarit, por pa sukses, trupi i të ndaluarit u gjet shumë vite më pas”, tha prokurori Halling.

Kujtojmë se dëshmitari 18-të ka përfunduar dëshminë e tij, tërësisht në sesion privat.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore