Kosova

Selmanaj cak i sulmeve kibernetike, “do nis procedurat policore”


Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj.

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, ka bërë të ditur përmes një shkrimi në ‘Facebook’ se adresa e tij zyrtare në këtë rrjet social është cak i sulmeve kibernetike.

“Ju njoftoj që ka disa ditë që adresa ime zyrtare në facebook është cak i sulmeve kibernetike nga persona të papërgjegjshëm”, ka shkruar Selmanaj në ‘Facebook’.

Ai tutje ka sqaruar se do të fillojë procedurat policore, “sot do i nisi procedurat policore”.

Shkrimi i Driton Selmanaj në rrjetin social ‘Facebook’.

“Si rezultat i kësaj nga e hëna e kaluar mua më është pamundësuar qasja në adresën time zyrtare, dhe me shumë gjasë kontrollin e kësaj faqe tashmë e ka dikush tjetër”.

Ndërkaq, është shprehur se gjatë këtyre ditëve ka bërë përpjekje që të rikthej llogarinë e tij, por që një gjë e tillë ka qenë e pamundur.

“Përkundër përpjekjeve të mia ende nuk kam arrit ta rikthej nën kontrollin tim”.

Ndryshe, Albanian Post më herët kishte publikuar një video-story për sulmet kibernetike.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore