Kompania e makinave Tesla, nën pronësinë e Elon Musk, do ta zhvendosë selinë e saj në Texas.
Sipas Musk, me këtë ‘shpërngulje’ nga Kalifornia, “të ardhurat e Tesla-s do të rriteshin”.
Ai përmendi koston e lartë të jetesës në Kaliforni dhe kufizimet nga COVID, të cilat pengonin kompaninë të kishte më shumë fitime.
Austin-in, ku do të ndërtohet Cybertruck, Musk e ka cilësuar si të përshtatshme.
“Këtu jeta është më e përballueshme”, tha ai.
Texas-i nuk lejon shitjet e Tesla-s të anashkalojnë shitësit dhe t’u shesin drejtpërdrejt konsumatorëve.
Ky veprim tërhoqi disa kritika të menjëhershme në mediat sociale, pasi vëzhguesit vunë në dukje se Kalifornia kishte qenë e rëndësishme për suksesin e Tesla-s, si një prodhues makinash elektrike, duke siguruar zbritje të taksave për konsumatorët që blejnë automjete elektrike dhe subvencione për Tesla-s, duke zgjeruar prodhimin e saj.
Kur Musk kërcënoi se do të zhvendoste “menjëherë” selinë e Tesla-s në maj 2020, fabrika e Fremont urdhëroi të mbyllej për shkak të masave të COVID-19.
Musk sfidoi kërcënimin, duke thënë “paniku i coronavirus-it është nule”, pastaj ngriti një padi dhe autorizoi prodhimin e makinave pa leje.
Taktikat kundër burokracisë fituan. Por, në Kaliforni, pritja ishte negative.
Lorena Gonzalez, politikane, madje shkroi në Twitter: “F*ck Elon Musk”, duke shtuar se shteti kishte “subvencionuar shumë” kompaninë.
Sipas saj, kjo lëvizje vjen si një mbështetje ndaj politikave të Greg Abbott, guvernatori i Texas-it.
Madje në një dalje të fundit televizive, mes polemikave mbi kufizimet e reja të shtetit për abortin, Abbott citoi Musk në mënyrë të veçantë, duke thënë se manjaku i teknologjisë ishte mbështetës i politikave të tij konservatore.
Nga ana tjetër, Musk u përgjigj se ai “preferoj të qëndroj jashtë politikës”.
Në fjalimin e tij të enjten e 7 tetorit, sipërmarrësi i lindur në Afrikën e Jugut bëri thirrje gjithashtu për një taksë të karbonit, duke thënë se ishte “vërtet e nevojshme”.
Ai pranoi se taksa ishte në interesat e kompanisë Tesla, por vuri në dukje se kjo do të dëmtonte SpaceX, sipërmarrjen e tij private në hapësirë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com