Sekretari i Shtetit i Vatikanit, kardinali Pietro Parolin, gjatë takimit të tij në Beograd me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, me të cilin ka diskutuar për Kosovën.
Takimin e ka bërë të ditur Vuçiçi përmes një fotografie të publikuar në rrjetin social “Instagram”.
“Çështja e mbrojtjes, respektimit dhe përmirësimit të të drejtave të serbëve dhe të popullatës tjetër joshqiptare në Kosovë është e rëndësisë kyçe për Serbinë”, ka shkruar ai.
Duke thënë se “Serbia vlerëson lartë qëndrimin e Selisë së Shenjtë karshi pavarësisë së Kosovë”.
View this post on Instagram
Më 23 janar të 2023-së, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani është takuar me Papë Françesku në Selinë e Shenjtë.
“Papën e njoftova me vendosmërinë tonë për ta kultivuar e promovuar më tej paqen, harmoninë dhe bashkëjetesën ndërmjet njerëzve, si vlera të popullit tonë, mbi të cilat janë kultivuar e ruajtur prej afro dymijë vjetësh edhe raportet tona me Selinë e Shenjtë”.
Osmani ka thënë se e ka falënderuar atë për mbështetjen ndaj Kosovës, ndërsa i ka bërë të ditur edhe synimet e vendit për rrugën euroatlantike të Kosovës.
Duke thënë se “synimi i Kosovës për njohje nga Vatikani kontribuon në këtë drejtim dhe në avancimin e mëtejmë të raporteve tona shekullore”.
Vatikani është njëri ndër vendet evropiane që nuk e njeh shtetësinë e Kosovës.
Qëndrimi i Vatikanit është është se zgjidhja në marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet të arrihet në dialogun që palët zhvillojnë me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com