Sipas guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, nuk ka shqetësime për forcimin e lekut kundrejt valutave të huaja dhe institucioni më i madh financiar në vend, e ka nën monitorim gjithë tregun.
Gjatë një konference për shtyp, Sejko theksoi se i gjithë trendi i forcimit të lekut, ka ardhur falë përmirësimit të bilancit të pagesave, burimeve, remitancave dhe turizmit.
“Ne jemi në pikun e sezonit dhe historikisht është vënë re një lëvizje e tillë”, nënvizoi guvernatori, pavarësisht se rënia drastike është pikasur që në fillim të vitit, kur kursi i këmbimit lek-euro ishte në kuotën e 117 lekëve dhe sot, ai ndalet në rreth 101 lekë.
Nga ana tjetër, Banka e Shqipërisë e ka të përcaktuar, në fjalët e guvernatorit, se kur duhet të ndërhyjë për kur këmbimi, sipas obligimeve ligjore.
“Këshilli mbikëqyrës thekson se mbetet e vëmendshme ndaj shpejtësisë së forcimit dhe luhatjeve të shtuara të kurseve të këmbimit gjatë muajve të fundit”, shtoi më tej guvernatori, duke përshkruar se nëse zgjerohen më tej këto fenomene, mund të dëmtojnë funksionimin normal të tregut valutor dhe objektivin e BSH-së të stabilitetit të çmimeve dhe të stabilitetit financiar.
Më herët, ai bëri me dije se Banka po e mban të pandryshuar normën bazë të interesit në 3 për qind edhe për muajin gusht.
Ndër të tjera, ai u shpreh gjatë një konference për mediat se Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë mori në shqyrtim dhe miratoi Raportin Tremujor të Politikës Monetare.
“Informacioni i ri i marrë në analizë ka qenë në përgjithësi në linjë me pritjet tona dhe me trendin e zhvillimeve në partnerët tanë tregtarë. Të dhënat e disponuara sugjerojnë se normalizimi i qëndrimit të politikës monetare ka pasur një rol pozitiv në këtë tablo, duke ndihmuar në kontrollin e presioneve të brendshme inflacioniste dhe duke mundësuar funksionimin normal të tregjeve financiare”, shtoi guvernatori.
Sipas tij, bazuar në trendet aktuale dhe faktorët mbështetës të tyre, ekonomia shqiptare pritet të vijojë të rritet gjatë viteve në vazhdim, ndërsa inflacioni parashikohet të kthehet në objektiv gjatë mesit të vitit të ardhshëm.
Banka e Shqipërisë mban të pandryshuar normën bazë të interesit
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Emigrantët gati për Itali, lënë Gjadrin pas vendimit të gjykatës së Romës
-
KLP reagon pas deklaratave të Berishës: Dënojmë çdo presion ndaj SPAK
-
PD propozon ndryshime në Rregulloren e Kuvendit: Deputetët të deklarojnë nëse kanë përdorur ose jo Sky ECC dhe Encro Chat
-
Gjici kërkon lirinë, gjykata kërkon ngritjen e një grupi ekspertësh për të verifikuar gjendjen shëndetësore