Seanca e radhës gjyqësore ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë të Holandës, të cilët po mbahet në paraburgim si të akuzuar për krime lufte, të martën po mbahet e mbyllur për publikun.
Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS), Christopher Bennett.
“Seanca e sotme po zhvillohet me dyer të mbyllur”, ka thënë Bennett për Albanian Post.
Në fund të muajit të kaluar, për tri ditë radhazi në seancë publike ka dëshmuar ish-shefi i misionit vëzhgues diplomatik nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Kosovë (SHBA), Shaun Byrnes.
Gjatë dëshmisë së tij, Brynes ka thënë se nuk ka parë kurrë prova që Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së ka qenë i përfshirë në ndonjë krim.
“Më lejoni të jem i qartë, ne kurrë nuk kemi parë prova që Shtabi i Përgjithshëm, Thaçi, Veseli, Ramë Buja, Xhavit Haliti e të tjerë kanë qenë të përfshirë apo kanë urdhëruar rrëmbime apo ndonjë krim që ka ndodhur në terren”, ka potencuar ai.
Po ashtu, Byrnes në Dhomat e Specializuara të Kosovës konfirmoi se është në dijeni që ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kishte bërë thirrje për ndalje të dhunës ndëretnike.
Ndryshe, Byrnes udhëhoqi Misionin Mbikëqyrës Diplomatik të Shteteve të Bashkuara i njohur si KDOM nga gushti i vitit 1998 deri në korrik të vitit 1999-s.
Ai ishte dëshmitar edhe në Tribunalin e Hagës për ish-Jugosllavi ku u akuzuan e gjykuan udhëheqës shtetërorë e ushtarakë serbë.
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarët – Kadri Veseli e Jakup Krasniqi – dhe ish-deputetit kosovar, Rexhep Selimi, akuzohen për vrasje, torturë e trajtim mizor në rreth 40 qendra ndalimi në periudhën midis viteve 1998–1999.
Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së nisi më 3 prill 2023, pas më shumë se dy vjet nga konfirmimi i aktakuzës.
Por, katër të akuzuarit e Speciales e kanë mohuar çdo pretendim të Prokurorisë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së – Prokuroria pritet të përfundojë me dëshmitarët në prillin e vitit të ardhshëm
-
Dëshmitari i 88-të në Speciale dëshmon në seancë publike të hënën
-
Mbrojtja e Selimit i kërkoi trupit gjykues ta paralajmërojë Prokurorinë të mos ndikojë në dëshmitarë
-
Halim Berisha, dëshmitari i radhës në rastin e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë