Shqipëria

Seanca paraprake për inceneratorin e Elbasanit dështon për të dytën herë


Në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka dështuar për të dytën herë seanca paraprake me të pandehurit për inceneratorin e Elbasanit.

Dhe shkaku ishte mungesa e dy avokatëve dhe njërit prej të pandehurve.

Sakaq, SPAK-u i ka mbyllur hetimet dhe dërguar për gjykim dhjetë të pandehur dhe dy kompani.

Të akuzuarit janë Lefter Koka, Alqi Bllako, Etleva Kondi, Jonida Zeqo, Pëllumb Abeshi, Bardhul Çabiri, Serafin Papa, Mirel Mërtiri, Klodian Zoto dhe Stela Gugallja.

Po ashtu edhe dy kompani, shoqëria “Albtek Energy” sh.p.k dhe shoqëria “Integrated Technology Services” sh.p.k.

Ndërkohë, këtë 2 shkurt ishte planifikuar zhvillimi i seancës paraprake, ku togat e zeza do të vendosnin nëse dosja e SPAK do të kalonte për gjykim apo jo.

Edhe një ditë më parë në GJKKO dështoi për herë të tretë seanca paraprake në ngarkim të 20 të pandehurve për inceneratorin e Fierit.

Shkaku i këtij rasti ishin pretendimet e disa prej të akuzuarve se nuk ishin njoftuar sipas procedurës.

SPAK përfundon hetimet për inceneratorin e Elbasanit

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore