Kancelari gjerman Olaf Scholz planifikon të negociojë furnizime shtesë me lithium, të cilat gjigantët e automobilave si Mercedes-Benz Group dhe Volkswagen kanë nevojë për bateritë e makinave elektrike, gjatë udhëtimit të tij në Amerikën Latine.
Lajmi është raportuar nga kompania “Bloomberg”.
Kili është furnizuesi i dytë më i madh në botë i lithium-it pas Australisë, dhe shumica e prodhimit të tij tani absorbohet nga Kina.
Scholz, i cili do të takohet me presidentin kilian Gabriel Boric këtë të dielë në Santiago, dëshiron një aksion më të madh për ekonominë më të madhe të Evropës, sipas njerëzve të njohur me planet.
Agjencia shton se strategjia e Gjermanisë për tërheqjen e Kilit është të bazojë pjesën më të madhe të procesit të prodhimit në vend dhe të bëjë nxjerrjen dhe përpunimin më pak të dëmshëm për mjedisin.
Qeveria gjermane do të kërkojë t’i bëjë Kilit një ofertë më tërheqëse se marrëveshja me Kinën.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com