Samsung është gati të publikoj produktet e reja, duke përfshirë Galaxy S23 FE dhe kufjet Galaxy Buds FE TWS.
Sipas informacioneve të Roland Quandt, çmimi i supozuar për kufjet Galaxy Buds FE do të jetë 99,99 dollarë.
Këto kufje Galaxy Buds FE janë me drejtues AKG 12 mm për cilësi të lartë të zërit dhe vijnë në ngjyrat grafite dhe të bardha, sipas raporteve të GSM Arena.
Kufjet Galaxy Buds FE do të ofrohen në dy madhësi të ndryshme – S/M dhe M/L, sipas manualit të produktit të publikuar nga Samsung në faqen e tyre zyrtare në internet.
Kutia e karikimit të këtyre kufjeve do të përdorë një port USB-C, megjithëse nuk është e qartë nëse do të ketë mbështetje për karikimin pa tel.
Detaje shtesë rreth këtyre kufjeve pritet të shpërndahen në javët e ardhshme nga Samsung.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
OKB: Fondi global i AI nevojitet për të ndihmuar vendet në zhvillim të përfitojnë nga teknologjia
-
Cili është qëllimi i të blerit telefonin inteligjent më të fundit?
-
Nga iPhone i parë në iPhone 16 – Si ka ndryshuar telefoni inteligjent që ndryshoi botën?
-
Paralajmërimi i Einstein në vitin 1930: Mos e përdorni teknologjinë nëse nuk e kuptoni