Gatimi

Sallatë me ton, e lehtë dhe e shijshme


Ndonëse është një recetë shumë e lehtë për t’u përgatitur, sallata me ton mund të bëhet pjesë e tryezës tuaj si një pjatë e shëndetshme dhe shumë e shijshme. Ditët kur ju duhet të përgatisni diçka të shpejtë për drekë ose darkë dhe nuk keni shumë kohë, mund të përgatisni këtë sallatë fantastike me peshk ton dhe me pak perime që ju gjenden në frigorifer.

Kjo recetë rekomandohet nga shefi i kuzhinës Renato Mekolli.

Përbërësit: gjethe të llojeve të ndryshme sallatash, 200 gr fileto ton, 1 qepë e njomë, fara susami, 1 limon, 1 portokall, 2 lugë salcë soje, kripë, piper, pak pastë wasabi, 50 ml vaj ulliri,m 1 lugë mjaltë.

Përgatitja

Presim në rripa të trashë tonin. Kujdesemi që ta presim gjithmonë para se ta pjekim, duke qenë se pas pjekjes ai thërrmohet.

Kalojmë tonin e prerë në një tigan të nxehtë, duke bërë kujdes që të mos e pjekim plotësisht sepse forcohet dhe humb shijen.

Në një tigan tjetër pa vaj skuqim farat e susamit, që të lëshojnë aromë.

I përziejmë të gjithë përbërësit e tjerë në një enë dhe i vendosim në pjatë, duke u vendosur sipër tonin e pjekur dhe susamin.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore