Një pjatë mjaft e shpejtë dhe e thjeshtë për tu përgatitur në rastet kur nuk keni shumë kohë në dispozicion, por dëshironi të ushqeheni mirë.
Përbërësit:
1 marule e madhe
2 dardha të prera
¼ filxhan me arra
½ filxhan djathë i butë
2 lugë gjelle uthull
3 lugë çaji vaj ulliri
Piper i kuq
Përgatitja:
Ngroheni furrën në 200 gradë dhe piqini arrat, 10-12 minuta ose derisa të shihni se janë pjekur mjaftueshëm.
Kini kujdes që të mos i lini më gjatë se sa duhet. Hidhni marulen në një tas. Më pas shtoni dardhat, djathin e prerë në kubikë dhe arrat. Spërkateni me uthull dhe vaj ulliri. Shtoni pak piper të kuq. Përziejini përpara se ta shërbeni.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com