Gatimi

Salca karbonara, burim proteinash


Salca karbonara është një shoqëruese shumë e shijshme dhe burim i pasur i proteinave. Makaronat me këtë salcë përbëjnë një pjatë të thjeshtë dhe të lehtë, me shije fantastike prej salcës së pasur e të butë me pançetë, djathë dhe vezë.

Kjo recetë sugjerohet nga shefi i kuzhinës Renato Mekolli.

Ndiqni më poshtë hapat për ta gatuar shumë lehtë.

Përbërësit: 200 gr djathë Pecorino, 150 gr pançetë (bacon), 2 vezë, 3 thelpinj hudhre, 3 lugë vaj ulliri, 1filxhan çaji ujë.

Përgatitja:

Në një tigan skuqim shumë mirë pançetën dhe e lëmë mënjanë.  Më pas në një enë përziejmë të verdhat e vezës bashkë me vajin e ullirit dhe hudhrat e grira. Shtojmë pançetën e ngrohtë dhe djathin e grirë Pecorino. Ndërkohë shtojmë pak nga uji i pastës së zier, sa të bëhet kremoze. I përziejmë mirë të gjitha bashkë (jo në zjarr). Në fund shtojmë piper të bluar të freskët dhe e shërbejmë bashkë me salcën./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore