Lajme

Rusia po praktikon sulme me raketa në territorin e Estonisë


“Rusia po imiton sulmet me raketa në territorin e Estonisë. Ministria e Mbrojtjes e vendit e konsideron situatën të rëndë”.

Kështu ka thënë zyrtari i lartë i Ministrisë së Mbrojtjes së Estonisë, Kusti Salm, për gazetën finlandeze “Iltalehti”, përcjell Albanian Post.

Sipas burimeve të NATO-s, Rusia ditët e fundit ka simuluar sulme me raketa në shtetet baltike. Salm konfirmoi informacionin për Estoninë.

“Aktualisht ka stërvitje, në të cilat rusët po imitojnë sulmet me raketa në territorin e Estonisë”.

Sipas burimeve të NATO-s, helikopterët rusë po punonin për sulmin.

Ministria e Mbrojtjes e Estonisë e konsideron situatën shumë të rëndë.

“Rusët besojnë se ne nuk e meritojmë pavarësinë. Operacionet e tyre të fundit dhe komunikimet strategjike konfirmojnë këtë përfundim”, paralajmëroi Salm.

Më herët, Estonia raportoi se helikopteri ushtarak rus ka shkelur hapësirën e saj ajrore.

Për më tepër, helikopteri rus Mi-17 shkeli dy herë hapësirën ajrore finlandeze në maj, thellësia e depërtimit në territorin finlandez ishte disa qindra metra.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore