Sport

Rublev frenon vrapin e Nadal-it në çerekfinalen e Monte Carlo-s


“Mbreti i fushës me dhe”, Rafael Nadal, 11 herë kampion në turneun e Monte Carlos- (Monte Carlo Masters), u mposht nga Andrey Rublev në çerekfinale me rezultatin 6 – 2, 4 – 6, 6 – 2.

Edhe pse fillimin e nisi paksa ngadalë dhe u gjend në vështirësi, kampioni spanjoll e kapi ritmin, por nuk qe mjaftueshëm, sepse Rublev e çarmatosi tërësisht me raketat e fuqishme të goditur nga brenda-jashtë.

Ndërkohë që çdo humbje e Nadal-it mbi fushë me dhe shihet me habi dhe krijon konfuzion, Rublev-i ka qënë në formë shumë të mirë gjatë gjithë sezoni. Tani që mposhti fituesin e 20 Grand Slam-eve, Rublev avancon në gjysmëfinale, ku do të ndeshet me norvegjezin Casper Ruud.

Sa i përket performancës së ndeshjes, Nadal ka pranuar se shërbimi i tij ishte “katastrofë”.

“Epo, nuk ishte një lojë e lehtë për t’u shpjeguar, apo jo? Kur ndeshesh me lojtarë të mëdhenj si ai (Rublev) dhe nuk luan mirë, duhet të humbasësh, apo nuk është kështu? Kam përshtypjen se është lehtësisht e analizueshme”, tha Nadal në konferencën për shtyp pas ndeshjes.

“Për një arsye, të cilën nuk arrij ta shpjegoj dot, kisha probleme me shërbimin. Nuk e di dhe nuk e kuptoj përse nuk kisha probleme gjatë fazës së praktikës, por sot (16 prill) ishte një nga ato ditët ku shërbimi im ishte thjesht shumë i keq”, sqaroi Nadal.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore