Shqipëria

Rritje me 9.6 për qind e të huajve rezidentë në Shqipëri për vitin 2021


Numri i të huajve me leje qëndrimi në Shqipëri ka rezultuar 14 mijë e 921 banorë në fund të vitit 2021.

Krahasuar me vitin e kaluar, shifra tregon një rritje me 9,6 për qind, sipas raportit të fundit nga INSTAT-i.

Për vitin 2021, numri i të huajve rezidentë dominohet nga meshkujt me 63,0 për qind kundrejt femrave me 37,0 për qind.

Sakaq, numri i aplikimeve për leje qëndrimi në Shqipëri ishte 9 mijë e 106 aplikime, duke shënuar një rritje me 18,9 për qind krahasuar me vitin 2020.

Të huajt rezidentë me origjinë nga Irani, Italia dhe Kosova përbëjnë numrin më madh të të huajve me leje qëndrimi në Shqipëri në vitin 2021.

Respektivisht me 2 mijë e 586, 2 mijë e 324 dhe 1 mijë e 869 banorë.

Në vitin 2021, të huajt me origjinë nga Evropa rezultojnë 8 mijë e 812 banorë dhe përbëjnë 59,1 për qind të të huajve gjithsej kundrejt 56,8 për qind vitin pararendës.

Me 47,7 për qind, arsyeja për punësim është arsyeja kryesore e lejeve të qëndrimit të të huajve në Shqipëri në vitin 2021.

Për të njëjtën periudhë janë evidentuar 10 mijë e 62 të huaj të parregullt në territorin e vendit ku pjesën më të madhe të tyre e zënë të huajt me origjinë nga Siria dhe Afganistani me 67,0 për qind.

Të huajt me leje qëndrimi sipas gjinisë

Të huajt në Shqipëri

Numri i të huajve rezident, gjatë vitit 2021, përbëhet nga 9 mijë e 400 meshkuj dhe 5 mijë e 521 femra. Meshkujt zënë 63,0 për qind në numrin e të huajve me leje qëndrimi në Shqipëri.

Për vitin 2021, numri i aplikimeve për leje qëndrimi në Shqipëri është 9 mijë e 106 aplikime, duke shënuar një rritje me 18,9 për qind krahasuar me vitin pararendës.

Ndërkaq, aplikimet sipas vendit të origjinës nga Irani dhe Italia përbëjnë 42,2 për qind të aplikimeve gjithsej.

Piramidae popullsisë së huaj rezidente në Shqipëri

Të huajt në Shqipëri sipas kontinenteve

Për të njëjtën periudhë, të huajt me leje qëndrimi në Shqipëri, sipas vendit të origjinës, kryesohen nga vendet e Evropës, duke zënë 59,1 për qind të të huajve rezident gjithsej.

Të huajt me origjinë nga Evropa janë 8 mijë e 812, duke shënuar një rritje me 14,1 për qind krahasuar me vitin 2020.

Të huajt me origjinë nga Azia janë 4 mijë e 222, duke shënuar një rritje me 4,3 për qind krahasuar me vitin e kaluar.

Të huajt me origjinë nga Amerika, Afrika dhe Oqeania janë 1 mijë e 887, duke pësuar një rritje me 2,7 për qind krahasuar me vitin 2020.

Të huajt me leje qëndrimi sipas kontinenteve

Të huajt në Shqipëri sipas vendit të origjinës

Në vitin 2021, të huajt rezident në Shqipëri me origjinë nga Irani janë 2 mijë e 586 banorë, duke shënuar një rënie me 0,9 për qind krahasuar me vitin pararendës.

Të huajt me origjinë nga Italia janë 2 mijë e 324 banorë, duke shënuar një rritje me 12,4 për qind krahasuar me vitin 2020. Të huajt me origjinë nga Kosova janë 1 mijë e 869 banorë, duke shënuar një rritje me 21,2 për qind krahasuar me vitin 2020.

ë huajt në Shqipëri sipas vendit të origjinës, 2021

Të huajt në Shqipëri sipas arsyes

Të huajt rezident për arsye punësimi zënë 47,7 për qind të të huajve gjithsej, ndjekur nga arsyet për bashkim familjar me 24,1 për qind, arsyet për qëllime humanitare me 17,8 për qind, arsyet për studime 2,8 për qind dhe arsyet të tjera me 7,5 për qind.

Të huajt me leje qëndrimi sipas arsyes, 2021

Të huajt me origjinë nga Irani kryesisht dominohen nga arsye humanitare për të marrë leje qëndrimi në Shqipëri (99,3 %). Te të huajt rezident në Shqipëri me origjinë nga Italia, përveç arsyes për bashkim familjar (61,7 %) vihet re edhe një dominim i arsyes për punësim (17,5 %).

Të huajt me origjinë nga Kosova, kryesohen nga arsyet për punësim (42,3 %) dhe arsyet për bashkim familjar (29,1 %). Të huajt me origjinë nga Turqia, kryesohen nga arsyet për bashkim familjar (69,2 %) dhe arsyet për punësim (28,9 %). Të huajt me origjinë nga SHBA dhe Egjipt dominohen nga arsyet për bashkim familjar (respektivisht me 64,3 % dhe 77,0 %).

Të huajt e paaregullt

Të huajt e parregullt të evidentuar në territorin e Shqipërisë ose në kufi, pa dokumentacionin e nevojshëm, rezultojnë 10 mijë e 62 persona në vitin 2021, kundrejt 18 mijë e 835 personave në vitin 2020.

Të huajt e parregullt

Të huajt e parregullt të kapur për herë të parë sipas vendit të origjinës në vitin 2021, kryesohen nga vende si Siria me 5 mijë e 366 persona, Afganistani me 1 mijë e 377 persona, Bangladeshi me 832 persona, Maroku 505 persona.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore