Shqipëria

Rritje e të ardhurave me 15.9% nga 8-mujori i vitit 2021, sipas Ibrahimaj


Të ardhurat janë rritur me 15.9 për qind ose 51.6 miliardë lekë krahasuar me 8-mujorin e vitit të kaluar.

Kështu ka bërë me dije ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj.

Sipas saj, të ardhurat totale për 8-mujorin e vitit 2022 u realizuan në masën 376 miliardë lekë ose 100.4 për qind të planit të 8-mujorit.

Ajo ka bërë me dije po ashtu se Ministria e Financave dhe Ekonomisë është duke punuar për të ruajtur të gjithë parametrat fiskalë, si dhe ritmin e rritjes së qëndrueshme të ardhurave.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore