Shqipëria

Rritje e numrit të vizitave në shërbimin parësor për vitin 2021


Numri i vizitave në shërbimin parësor për vitin 2021 është 8 milionë e 144 mijë e 504. Mesatarisht 2,9 kontakte për person në vit.

Referuar INSTAT-it, shifrat shënojnë një rritje me 10,8 për qind krahasuar me numrin e vizitave në vitin 2020.

Gjatë vitit 2021, ditët mesatare të qëndrimit të një pacienti në spital janë 5,1 ditë.

Sakaq, në institucionet publike të shërbimit spitalor janë kryer 56 mijë622 ndërhyrje kirurgjikale, 22,1 për qind më shumë, krahasuar me një vit më parë.

Në vitin 2021, kanë operuar 413 qendra shëndetësore të degëzuara në 2 mijë e 59 ambulanca dhe 46 poliklinika të specializuara.

Nga gjithë vizitat në shërbimin parësor, 42,8 për qind janë kryer në qendrat shëndetësore, 20,3 për qind në ambulanca dhe 37,0 për qind në poliklinika.

Përgjatë pesë viteve të fundit, vihet re thuajse e njëjta shpërndarje në numrin e vizitave. Mbi 40 për qind e vizitave në qendrat shëndetësore dhe ambulancat janë kryer nga personat mbi 60 vjeç.

Aktiviteti i Qendrave Shëndetësore, Ambulancave dhe Poliklinikave

Numri i vizitave në konsultorin e gruas për vitin 2021 është 224mijë e 790, duke shënuar një rritje me 5,8 për qind, krahasuar me vitin 2020.

Nga totali i vizitave, 81,5 për qind janë vizita obsetrikale, nga të cilat 61,0 për qind janë realizuar me asistencë të mjekut specialist. Numri i vizitave të para obsetrikale është 25 mijë e 900, ose 9,6 për qind më shumë nga viti 2020.

Konsultori i Gruas

Në vitin 2021, në konsultorin e fëmijëve janë regjistruar 257 mijë e 54 fëmijë dhe janë kryer 745 mijë e 746 vizita, mesatarisht 2,9 vizita për fëmijë në vit.

Krahasuar me vitin e kaluar, numri i vizitave është rritur me 5,3 për qind.

Nga totali i vizitave, 55,6 për qind e tyre janë realizuar me asistencë të mjekut specialist dhe pjesa tjetër janë ndjekur nga mami dhe infermierë.

Numri i fëmijëve 0-1 vjeç që ushqehen vetëm me gji gjatë vitit 2021 është 19 mijë e 660, ndërkohë numri i fëmijëve që ushqehen vetëm me ushqim artificial është 4 mijë e 597.

Mbulesa vaksinale është në nivelet mbi 95,0 për qind për shumicën e antigenëve vaksinal, duke përmbushur kështu dhe kriterin bazë ku çdo antigen vaksinal duhet të jetë mbi 95,0 për qind në nivel kombëtar.

Këtë vit vërehet një ulje e mbulesës vaksinale ndaj Difterisë, Tetanozit dhe Pertusit me 2,7 pikë përqindje, krahasuar me vitin 2020.

Konsultori i Fëmijëve

Numri i spitaleve publik dhe jopublik në vend për vitin 2021 është 59, nga të cilët 43 janë spitale publike dhe 16 spitale private.

Mbulimi i shërbimit spitalor publik dhe jopublik është dy spitale për 100 mijë banorë dhe numri i shtretërve spitalorë publik dhe jopublik është 9.363 ose 3,3 shtretër për një mijë banorë.

Në institucionet publike të shërbimit spitalor, në vitin 2021 numri i të shtruarve është 244 mijë e 784 pacientë. Ditët e qëndrimit mesatar të një pacienti janë 5,1 ditë në vit me një xhiro të shtratit 28,8 herë pacientë në vit.

Shfrytëzimi i shtratit për kujdes shëndetësor gjatë vitit 2021 është 146,8 ditë, të cilat përbëjnë 40,2 për qind të ditëve kalendarike të këtij viti.

Dhe nga totali i pacientëve të shtruar, 23,1 për qind e tyre kanë kryer ndërhyrje kirurgjikale.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore