Në tremujorin e tretë të këtij viti është vërejtur një rritje e konsiderueshme e çmimeve në sektorin e ndërtimit.
Për këtë periudhë, Indeksi i Kushtimit në Ndërtim arriti 109,4 kundrejt tremujorit të katërt të vitit 2020 si periudha bazë.
Ndryshimi vjetor i Indeksit të Kushtimit në Ndërtim në tremujorin e tretë 2022 është 7,2 për qind, një vit më parë ky ndryshim ishte 2,2 për qind.
Rritja më e madhe e çmimeve, krahasuar me të njëjtin tremujor të një viti më parë, vërehet në grupin “Shpenzime energjie” me 15,5 për qind, pasuar nga grupi “Shpenzime materiale” me 8,0 për qind.
Grupi “Kosto të tjera” ka një rritje me 7,9 për qind, “Shpenzime për paga” me 4,6 për qind, “Shpenzime makinerie” me 4,4 për qind dhe “Shpenzime transporti” me 2,3 për qind.
Sakaq, brenda grupit “Shpenzime materiale”, indekset e nëngrupit “Materiale hidro-sanitare dhe ventilimi” shënuan rritjen më të lartë me 8,8 për qind.
Ai pasohet nga grupi “Materiale ndërtimi” me 8,2 për qind dhe “Materiale elektrike dhe komunikimi” me 6,2 për qind.
Sipas INSTAT-it, Indeksi i Kushtimit në Ndërtim ka shënuar rritje me 1,5 për qind krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2022.
Dhe se rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Shpenzime materiale” me 2,1 për qind, pasuar nga grupet “Shpenzime për paga”, “Shpenzime makinerie”, “Shpenzime energjie” me 1,4 për qind secila.
Ndërsa grupet “Shpenzime transporti” dhe “Kosto të tjera” kanë shënuar përkatësisht rritje me 0,7 për qind secila.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Emigrantët gati për Itali, lënë Gjadrin pas vendimit të gjykatës së Romës
-
KLP reagon pas deklaratave të Berishës: Dënojmë çdo presion ndaj SPAK
-
PD propozon ndryshime në Rregulloren e Kuvendit: Deputetët të deklarojnë nëse kanë përdorur ose jo Sky ECC dhe Encro Chat
-
Gjici kërkon lirinë, gjykata kërkon ngritjen e një grupi ekspertësh për të verifikuar gjendjen shëndetësore