Shqipëria

Rritja mesatare vjetore e çmimeve rezulton 4,8% nga 6,7% një vit më parë


Në muajin dhjetor të vitit 2023, Indeksi i Çmimeve të Konsumit arriti 115,8 kundrejt muajit dhjetor të vitit 2020.

Ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin dhjetor 2023 është 4,0 %, një vit më parë ky ndryshim ishte 7,4 %.

Kurse ndryshimi mujor, krahasuar me muajin nëntor 2023 është 0,5 %, sipas raportit të fundit të INSTAT-it.

Rritja mesatare vjetore e çmimeve në vitin 2023 është 4,8 % nga 6,7 % që ishte në vitin 2022.

Rritja vjetore e çmimeve në muajin dhjetor është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +2,38 pikë përqindje, pasuar nga grupi “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me +0,51 pikë përqindje.

Çmimet e grupit “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me +0,34 pikë përqindje; “Pije alkoolike dhe duhan” me +0,21 pikë përqindje; “Hotele, kafene dhe restorante” me +0,20 pikë përqindje dhe “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me +0,19 pikë përqindje.

Çmimet e grupit “Argëtim dhe kulturë” kanë ndikuar me +0,13 pikë përqindje; “Veshje dhe këpucë” me +0,11 pikë përqindje; “Shërbimi arsimor” me +0,07 pikë përqindje dhe “Shëndeti” me +0,05 pikë përqindje.

Çmimet e grupit “Komunikimi” me +0,01 pikë përqindje dhe “Transporti” kanë kontribuar me -0,21 pikë përqindje.

Sakaq, krahasuar me muajin dhjetor 2022, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 6,7 %, pasuar nga grupet “Argëtim dhe kulturë” me 5,4 %, “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 4,6 %, “Hotele, kafene dhe restorante” me 4,4 %, “Pije alkoolike dhe duhan” me 4,3 %.

Po ashtu “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 3,4 %, “Veshje dhe këpucë” me 3,0 %, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 2,6 %, “Shërbimi arsimor” me 2,3 %, “Shëndeti” me 1,2 % dhe “Komunikimi” me 0,3 %.

Kurse çmimet e grupit “Transporti” shënuan ulje me 3,3 %.

Brenda grupit të ushqimeve çmimet e nëngrupit “zarzavate përfshirë patatet” u rritën me 20,8 %, pasuar nga nëngrupet “fruta” me 10,9 %, “qumësht, djathë dhe vezë” me 6,7 %, “mish” me 5,5 %, “sheqer, reçel, mjaltë, çokollata dhe ëmbëlsira” me 2,7 %, “peshk” me 2,4 %.

Krahasuar me muajin nëntor 2023, çmimet e grupit “Ushqime dhe pije joalkoolike” u rritën me 1,1 %, pasuar nga grupet “Pije alkoolike dhe duhan” me 1,0 %, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 0,6 %, “Veshje dhe këpucë” dhe “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 0,5 % secili, “Hotele, kafene dhe restorante” me 0,2 %.

Ndërkohë “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” dhe “Shëndeti” me 0,1 % secili.

Nga ana tjetër çmimet e grupit “Transporti” u ulën me 2,1 %.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore