Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nëpërmjet një postimi në platformën sociale, Facebook, ka vlerësuar se në Kosovë ka një rritje ekonomike të qëndrueshme, e cila po vazhdon edhe në tre mujorin e dytë të vitit.
“Masat tona të punësimit, mbështetja për bizneset dhe prodhuesit vendorë, qeverisja e mirë dhe stabiliteti institucional janë shtyllat tona të zhvillimit”, shkroi Kurti.
Kjo rritje, sipas Kurtit, është përtej projeksioneve fillestare.
Kurti në profilin e tij në Facebook ka shpërndarë një postim të ministrit të Financave, Hekuran Muratit, i cili potencoi se “ekonomia po vazhdon rritjen me 4.27 për qind edhe në tremujorin e dytë të vitit 2024”.
“Pas rritjes së theksuar në tremujorin e parë me 5.62%, ekonomia e vendit ka vazhduar rritjen edhe në tremujorin e dytë të këtij viti me 4.27% në terma realë sipas ASK-së, duke performuar dukshëm mbi projeksionet për rritje prej 3.8%-3.9%”, kishte shkruar Murati ndër të tjera.
Murati gjithashtu kishte theksuar se pas ngadalësimit dhe uljes së inflacionit, “bizneset dhe ekonomia e vendit po kthehen në trajektoren e rritjes më të shpejtë, aty ku edhe nisëm pas pandemisë”.
Ekonomia e Kosovës në “moment kritik” – rritja ekonomike, iluzion i inflacionit
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com