Shqipëria

Rritja e PBB-së së Shqipërisë ngadalësohet në 2.7% në tremujorin e parë


Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB) i Shqipërisë u rrit me 2,72 përqindje vjetore në tremujorin e parë të vitit 2023, pas rritjes me 4,73 për qind nga viti në vit në tremujorin e katërt të vitit të kaluar, bëri me dije Instituti i Statistikave.

Në bazë të krahasimit tremujor, ekonomia e Shqipërisë u zgjerua me 1.43 për qind në periudhën janar-mars, bën të ditur në një raport tremujor INSTAT-i.

Sektorët që kontribuan më së shumti në rritjen ekonomike të vendit në tremujorin e parë të 2023 ishin pasuritë e paluajtshme, artet, shërbimet argëtuese dhe rekreative, administrata publike, arsimi dhe kujdesi shëndetësor, tregtia, transporti, akomodimi dhe shërbimet ushqimore, ndërtimi, informacioni dhe komunikimi, energjia dhe uji, bujqësia, pylltaria dhe peshkimi, dhe aktivitete financiare dhe sigurimesh.

Në vitin 2022, PBB-ja e Shqipërisë u rrit me 4,84 për qind pas rritjes me 8,54 për qind në vitin 2021, tha më herët Ministria e Financave.

Ndërkaq, Komisioni Evropian tha të hënën se pret që produkti i brendshëm bruto (PBB) i Shqipërisë të rritet me 2.9 për qind reale këtë vit, duke rishikuar projeksionin e tij prej 2.6 për qind të bërë në nëntor.

Ngadalësimi nga një rritje prej 4.8 për qind në vitin 2022 është kryesisht rezultat i një rënieje të kreditimit të biznesit pas rritjes së vazhdueshme të normave të interesit, tha Komisioni në Parashikimin e tij Ekonomik të Pranverës 2023.

Komisioni e parashikon inflacionin e Shqipërisë këtë vit në 4.6 për qind, krahasuar me 4.1 për qind të parashikuar në vjeshtë, pasi çmimet e importeve janë ngadalësuar dhe presionet e çmimeve të brendshme mbeten të larta.

BE-ja ngre parashikimin e rritjes së PBB-së së Shqipërisë në 2.9%

Borxhi publik i Shqipërisë do të bjerë nën 60% të PBB-së deri në 2030

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore