Tremujori i tretë i vitit 2021 ka parë një rritje prej 6.9% të pagave mesatare bruto, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, duke shkuar në shifrën e 56 mijë e 435 lekëve.
Përtej këtij fakti, tremujori i tretë i vitit 2020, ka shënuar një ulje në statistikat e publikuara nga Instituti i Statistikave në Shqipëri (INSTAT), për shkak të mbylljes nga pandemia e COVID-19.
Sakaq, gjatë 2021-shit, sektorët u lehtësuan, ku ndikim pati edhe ai i turizmit, me një sezon tërësisht COVID-free.
Sektori më i mirëpaguar është ai i aktiviteteve financiare dhe i sigurimit. Në mesatare, paga bruto shkon në vlerën e rreth 108 mijë lekëve. Kështu, ky sektor është 92.5% mbi mesataren e përgjithshme të pagave.
Nga ana tjetër, sektori më pak i paguar, mbetet ai i grup-aktiviteteve bujqësore. Paga mesatare bruto në këtë sektor shkon në më pak se 40 mijë lekë, duke qenë kështu 36.9% më e ulët se mesatarja e përgjithshme.
Rritjen më të madhe për tremujorin e tretë të 2021-shit, krahasuar me atë të 2020-ës, e ka tregtia, transporti dhe aktivitetet e akomodimit dhe shërbimit ushqimor, me 11.4%.
Më të ultën, e mban ndërtimi me 4.8%.
Ndër sektorët e tjerë të mirëpaguar janë informacioni dhe komunikimi, apo sistemi ligjvënës dhe specialistët me arsim të lartë.
Mbi mesatare përllogariten edhe teknikët specialistë, nëpunësit dhe forcat e armatosura. Po ashtu, aktivitetet e pasurive të paluajtshme, administrata publike apo artet, argëtimi dhe aktivitetet e shërbimit.
Nën pagën mesatare, janë ndërtimi, bujqësia, industria, tregtia, punonjësit e shitjeve, peshkimi, zejtarët dhe punëtorët e thjeshtë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Transformimi radikal i Tiranës: Si kryeqyteti shqiptar po përcakton traditën dhe rishkruan të ardhmen
-
Parashikimi i motit, 23 shtator 2024
-
Hasani takon homologun Borg, vlerëson Maltën për kryesimin e OSBE-së
-
Kryegjyshata e Bektashinjve: Iniciativa për sovranitet, çast historik për tolerancën dhe paqen fetare globale
Lajmet kryesore
-
Rexhep Rexhepi, Mbreti i ri i pavarur i orëve të papërsosura
-
Transformimi radikal i Tiranës: Si kryeqyteti shqiptar po përcakton traditën dhe rishkruan të ardhmen
-
Regjimi i Putinit do të shembet pa paralajmërim, thotë disidenti i liruar
-
Kurti: Kosova, fener i demokracisë dhe të drejtave të njeriut në Ballkanin Perëndimor