Shqipëria

Rriten kostot e ndërtimit me 6,2% në tremujorin e dytë të 2022


Për tremujorin e dytë të vitit 2022, Indeksi i Kushtimit në Ndërtim arriti 107,8 kundrejt tremujorit të katërt të vitit 2020 si periudha bazë.

Raporti i fundit i INSTAT-it nxjerr se ndryshimi vjetor i Indeksit të Kushtimit në Ndërtim në tremujorin e dytë të këtij viti është 6,2 për qind.

Një vit më parë ky ndryshim ishte 1,3 për qind.

Ndryshimet vjetore të Indeksit të Kushtimit në Ndërtim për Banesa

Krahasuar me të njëjtin tremujor të një viti më parë, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Shpenzime energjie” me 15,5 për qind.

Ky pasohet nga grupet, “Kosto të tjera” me 6,7 për qind, “Shpenzime materiale” me 6,6 për qind, “Shpenzime makinerie” me 4,1 për qind, “Shpenzime për paga” me 2,9 për qind dhe “Shpenzime transporti” me 1,2 për qind.

Brenda grupit “ Shpenzime materiale”, indekset e nëngrupit “Materiale hidro-sanitare dhe ventilimi”, shënuan rritjen më të madhe me 7,8 për qind.

Ato janë pasuar nga nëngrupi “Materiale ndërtimi” me 6,9 për qind dhe “Materiale elektrike dhe komunikimi” me 4,7 për qind.

Indeksi i Kushtimit në Ndërtim për Banesa

Sakaq, Indeksi i Kushtimit në Ndërtim shënoi rritje me 1,7 për qind, krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2022.

Rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Shpenzime energjie” me 3,4 për qind.

Ndryshimet vjetore të Indeksit të Kushtimit në Ndërtim për Banesa

Ai pasohet nga grupet, “Kosto të tjera” me 3,3 për qind, “Shpenzime materiale” me 1,5 për qind, “Shpenzime për paga” me 0,8 për qind “Shpenzime makinerie” me 0,7 për qind dhe “Shpenzime transporti” me 0,4 për qind.

Ndryshimet tremujoretë Indeksit tëKushtimit në Ndërtim për Banesa

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore