Aplikacione

Rregullatori italian gjobit Meta-n për praktika të padrejta tregtare


Rregullatori antitrust i Italisë AGCM ka gjobitur kompaninë mëmë të Facebook dhe Instagram, Meta, për praktika të padrejta tregtare.

AGCM ka bërë me dije se zbuloi se përdoruesit e Instagram nuk ishin të informuar siç duhet për përdorimin e të dhënave të tyre personale për qëllime komerciale.

Gjithashtu ka thënë se përdoruesve të Facebook dhe Instagram nuk iu dha informacioni i duhur se si ata mund të kundërshtonin pezullimin e llogarive.

Meta tashmë ka adresuar problemet, ka thënë rregullatori.

“Ne nuk jemi dakord me vendimin e autoritetit italian të konkurrencës dhe po vlerësojmë opsionet tona”, ka thënë një zëdhënës i Meta-s.

Zëdhënësi ka shtuar po ashtu se që nga gushti 2023 Meta ka zbatuar disa ndryshime për përdoruesit italianë që adresojnë shqetësimet e autoritetit, duke përfshirë rritjen e transparencës se si kompania përdor të dhënat për të shfaqur reklamat në Instagram.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore