Biologët dhe farmacistët francezë kanë krye një numër rekord të testeve COVID-19 gjatë javës kur u njoftua që “pasaporta e vaksinimit” në restorante, trena dhe aktivitete të tjera mbetet e detyrueshme .
Një kartë shëndetësore dhe një kod QR ju jepet atyre që janë të vaksinuar ose që janë shëruar nga COVID-19 në gjashtë muajt e fundit. Kjo vlen edhe për njerëzit që kanë rezultuar negativë në 48 orët e fundit (gjatë një testi të shpejtë) ose 72 orë (për një test PCR).
Kjo mënyrë e qeverisë për të inkurajuar popullsinë që të marrin dozën e vaksinës anti-COVID, ka sjellë rritjen e kërkesës për të bërë testet anti-covid.
Më shumë se 5.6 milionë teste të coronavirus-it, PCR dhe ato të shpejta, janë kryer në javën e 32-të, gjatë periudhës 9 dhe 15 gushtit, sipas Shëndetit Publik Francez.
Kjo u rrit ndjeshëm krahasuar me javën e mëparshme kur u kryen 4.15 milionë teste.
Drejtuesit e sindikatave thanë se kjo ishte për shkak të farmacive që kryejnë më shumë teste javët e fundit krahasuar me laboratorët. Të paktën 12 mijë farmaci aktualisht ofrojnë testime për 21 mijë njerëz në Francë.
Qytetarët francezë kishin nxituar të merrnin vaksinat kundër coronavirus-it pasi presidenti Emmanuel Macron njoftoi zgjatjen e lejes së shëndetit në mes të korrikut.
Sidoqoftë, marrja e vaksinës ka pësuar rënie javën e kaluar. Numri i njerëzve që duan të marrin dozën e tyre të parë ka rënë ndjeshëm. Nga 2.6 milionë njerëz në fund të korrikut në 1.1 milionë njerëz javën e kaluar.
Qeveria po synon të vaksinojë 50 milionë njerëz me të paktën një dozë të një vaksine COVID-19 deri në fund të gushtit.
Aktualisht, të paktën 47 milionë njerëz kanë marrë dozën e parë (rreth 70% e popullsisë), dhe 40 milion njerëz kanë marrë një cikël të plotë vaksinimi (rreth 60.7% e popullsisë), sipas Ministrisë së Shëndetësisë.
Ka 58 milionë njerëz në Francë që kanë të drejtë për vaksinim.
Grup-mosha më pak e vaksinuar e popullsisë është 30-39 vjeç, ku 73.5% e njerëzve janë të vaksinuar, sipas Doctolib.
Qeveria, gjithashtu, së shpejti do të përqendroje fushatën e saj të vaksinimit te fëmijët 12-17 vjeç, nga të cilët vetëm 55% janë të vaksinuar.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com