Boksieri Robin Krasniqi ka marrë rezultatet për rivlerësimin e duelit përballë Dominic Bosel.
Shqiptari kishte dërguar pamjet e këtij meçi me një juri neutrale, dhe përgjigja që ka marrë është pozitive.
Ekipi i Robin Krasniqit ka organizuar një juri prej pesë profesionistëve që kanë dhënë vlerësimin e tyre për meçin kundër Bosel.
Vendimi i profesionistëve është unanim, fitorja i takon Robin Krasniqit.
Rezultatet që kishin vendosur pesë juristët janë këto – 116:112, 116:112, 115:114, 115:113 dhe 115:113.
Këtë lajm e ka bërë të ditur vet Robin Krasniqi, përmes një postimi në rrjetet sociale.
Falë vlerësimit nga Timo Hoffman, Tengis Safe, Sergej Kovalenko, Mathias Eichler dhe Jens Kluge, Krasniqi është shpallur fitues.
“Jam shumë që ka ardhur ky vlerësim dhe unë jam fituesi aktual i kësaj lufte”, ka shkruar Robin Krasniqi.
“Mezi po e pres duelin e tretë, por sigurtisht që dua të futem si kampion bote”, shprehet ai.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Gjimshiti, Bare, Manaj e Kumbulla humbasin Çekinë dhe Ukrainën prej dëmtimeve
-
Kur duhet të panikosen “Qytetarët” e Pep Guardiola-s
-
Nations League/ Strakosha e Fetai: Luajmë të përqendruar dy finale në shtëpi, kemi publikun tonë që do të na mbështesë
-
Parisi do të “blindohet” për ndeshjen Francë-Izrael