Boksieri i njohur shqiptar, Robin Krasniqi, e ka konfirmuar romancën e tij me modelen, Marigona Krasniqin.
Pas shumë aludimesh në mediat rozë se ata janë bashkë, dyshja më në fund kanë vendosur ta bëjnë publike lidhjen e tyre, ndërsa Robini në llogarinë e tij zyrtare të Facebook-ut, ka publikuar një fotografi bashkë me Marigonën.
Në imazhin e ndarë më miqtë dhe ndjekësit e tij, boksieri me prejardhje nga Juniku, shihet duke e shijuar praninë e të dashurës, teksa nuk ka harruar të vendos edhe një “emoji” në formë zemre, si mbishkrim të fotografisë.
Fotografi ka publikuar edhe vetë Marigona në llogarinë e Instagram-it, ndërsa njëjtë si i dashuri i saj, postimin e ka shoqëruar po ashtu me një “emoji” në formë zemre.
Kjo mund të jetë lidhja e parë e Marigonës me një boksier, por jo edhe e Robinit me një modele, pasi që më parë ai kishte një romancë të gjatë me modelen shqiptare të suksesshme në Gjermani, Heidi Lushtakun.
Robin Krasniqi dhe Heidi Lushtaku.
Boksieri nga Kosova, me mjetet e veta financiare, iu ka mundësuar njerëzve në një nga lagjet më të varfëra në Pakistan që të kenë ujë të pijshëm 24 orë.
“Uji është elementar për jetën tonë, ne e shijojmë çdo ditë dhe e shohim të vetëkuptueshëm konsumimin e ujit, por ka shumë vende në botë ku njerëzit nuk kanë ujë të pijshëm”
“Prandaj jam shumë i lumtur se kam arritur ta ndërtojë një bunar te ujit të pastër i cili rrjedh 24 orë në ditë në njërin nga vendet më të varfra në botë, ku njerëzit kanë shumë nevojë për ujë”, pati shkruar ai në Facebook.
Në anën tjetër, modelja, Marigona Krasniqi, po vazhdon të jetë e suksesshme në karrierën e saj prej modeleje, ndërsa kohë pas kohe pozon për stilistët më të famshëm vendor, por që nuk i mungojnë as bashkëpunimet ndërkombëtare.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com