Startup-i i automjeteve elektrike i mbështetur nga Amazon-i, Rivian Automotive, do të vonojë dorëzimet e automjetit të vet debutues me më shumë se një muaj për shkak të çështjeve të zinxhirit të furnizimit,
Agjencia e lajmeve, Reuters, tregon se kjo është bërë e ditur përmes një letre të shkruar nga shefi ekzekutiv i kompanisë drejtuar klientëve.
Rivian, parë si një rival i mundshëm i Tesla-s ka deklaruar se koha për dërgesat e para të kamionëve të saj R1T të planifikuar fillimisht për muajin korrik, tanimë është shtyrë për në shtator, kurse ajo e SUV-ve R1S është vonuar deri në vjeshtë.
“Ndikimet si rrjedhojë e pandemisë kanë pasur një efekt të përzier më të madh se çka parashikuar dikush”, është shprehur kryeshefi ekzekutiv, R.J. Scaringe, në letrën e shkruar klientëve.
Ai ka vijuar se “është ndikuar gjithçka, nga ndërtimi i objektit te instalimi i pajisjeve, te furnizimi me përbërës të automjeteve”.
Reuters tregon se kriza globale e gjysmëpërçuesve ka detyruar prodhuesit e makinave, përfshirë Volkswagen-in, Ford-in dhe General Motors, të ulin prodhimin teksa tregu i çipave ishte pastruar nga prodhuesit e elektronikës së konsumit.
Lidhur me kompaninë Rivian, ajo është me bazë në Kaliforni. Përpos Amazon-it, mbështetet gjithashtu edhe nga Ford-i.
Startup-i po shqyrton mundësitë për të dalë në publik gjatë këtij viti dhe mund të synojë një vlerësim prej afro 70 miliardë dollarësh.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com