Bullgaria si një vend ballkanik, njihet edhe për kulturën e saj tradicionale të veçantë e të kultivuar ndër shekuj, me dashuri dhe plot fanatizëm. Të tillë janë edhe “kukerët”, të cilët janë burra që marrin pjesë në një traditë të lashtë pagane bullgare për të trembur “shpirtrat e këqij” të dimrit.
Ata mblidhen për të kënduar dhe vallëzuar, ndërsa paraqiten të veshur me maska druri të krijuara në kushte shtëpiake me gëzofë të kafshëve, brirë e xixa dhe duke lidhur rripa të rëndë me këmbanat që mund të peshojnë deri në 70 kg.
Rreth festës së Vitit të Ri dhe para Kreshmës, kukerët ecin dhe vallëzojnë nëpër fshatra për të trembur “shpirtrat e këqij” me kostumet e tyre dhe tingullin e kambanave të tyre. Ata gjithashtu besohet se sigurojnë një korrje të mirë, shëndet dhe lumturi për fshatin gjatë vitit.
Rituali është zhvilluar ndër shekuj dhe nuk u ndalua as në periudhën e komunizmit të këtij shteti.
Gjithsesi, sa më i lartë në shkallën sociale të jetë një “kuker”, aq më shumë mbështetje financiare ai i jep grupit.
Paratë mund të shkojnë në mbledhjen e qindra kambanave (një grup prej 20 sosh kushton 1 mijë euro), ose gjetjen e gëzofit më të mirë të dhisë për kostumet me flokë të gjatë.
Sado kontradiktore të tingëllojë duke pasur parasysh ndjenjën anti-rome që mbizotëron shpesh në Bullgari, në një rajon rituali ruhet nga një fis ciganësh dhe udhëheqësi i tij, i cili u huazon të gjitha sendet djemve të tij më të vegjël.
Ky është një ritual aq i gdhendur në zemrat e tyre, sa duket të jetë një arsye thelbësore për të qëndruar në Bullgari dhe për të mos u nisur për në Evropën Perëndimore siç bëjnë shumë njerëz.
“Sapo të dëgjoni zhurmën e kambanave, asgjë nuk mund t’ju ndalojë-pavarësisht se sa i sëmurë, i varfër apo zëmër ngarkuar jeni”, tha Liudmil, një “kuker” dhe zejtar i gjeneratës së tretë.
“Kukerët”, kanë një gjë të përbashkët – sapo të vënë maskat, duket se jetojnë një jetë të re, ndërsa shfaqen duke mbrojtur folklorin e tyre dhe duke qenë krenarë që kanë lindur bullgarë, ndërsa janë të personalizuar me integritet.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com