Këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora tanimë ka zbuluar dëshirën e saj për të krijuar familje me bashkëshortin e saj, regjisorin, Taika Waititi.
Ylli i “I will never let you down” ka thënë se do të donte të shijonte rolin e të qenit nënë, veç se aktualisht po e pret momentin e duhur për të hedhur një hap të tillë në jetën e saj.
Duke folur në një episod të “Running Wild With Bear Grylls: The Challenge”, Rita rrëfeu se si familja është diçka “shumë e rëndësishme për të”, transmeton AlbanianPost.
“Do të doja të kisha fëmijë, sigurisht kur të ishte koha e duhur”, tha Ora pos tjerash.
Këngëtarja 32-vjeçe pranoi se i rrëshqiti sekreti për të dhe Taikan, që u martuan në fshehtësi, sepse ajo është mësuar të jetojë jetën e saj në sytë e publikut, por është zotuar të bëjë më shumë për ta “mbrojtur” privatësinë në të ardhmen.
“Privatësia, ka qenë një betejë lart e poshtë. Unë e kam jetuar jetën time në sytë e publikut për rreth një dekadë, por kam mësuar shumë me jetën time personale dhe karrierën time”, ka thënë Ora.
“Ne dasmën vendosëm ta mbanim super afër pasi e ndjenim se ishte e rëndësishme për ne. Kjo ishte diçka që nuk e kisha bërë kurrë. E kam ndarë gjithmonë pasi kam menduar se ishte detyra ime të ndaja pasi jam personazh publik”, ka shtuar ajo.
Rita së fundmi e përshkroi bashkëshortin e saj si “mbështetësin dhe avokatin e saj më të madh” dhe vlerësoi se ishte në gjendje të “krijonte ide” me të për albumin e saj të fundit “You and I”.
“Më pëlqen të krijoj ide me të. Është vërtet e lezetshme dhe e lehtë, dhe ai ka një perspektivë dhe shije vërtet të mrekullueshme”, kishte zbuluar Ora.
Krijuesja e hitit “Hot Right Now” shkroi albumin e saj të ri ndërsa romanca e saj me Taika po fillonte të lulëzonte.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
“Meghan dhe Harry gjithnjë e më pranë divorcit”: Thashethemet për një krizë të pashërueshme
-
Javier Bardem: Me Penélope Cruz u ndje kimia që në takimin tonë të parë në vitin 1992
-
Në Shqipëri ka 343 mijë beqarë, më së shumti meshkuj
-
Mundimi në një fermë lulesh keniane për të dërguar trëndafila të freskët në Evropë