Këngëtarja britanike me origjinë nga Kosova, Rita Ora, ka shkëlqyer në tepihun e kuq të natës më të madhe të modës në botë “Met Gala”, ndërsa është shfaqur bashkë me të dashurin e saj, regjisorin australian, Taika Waititi.
Artistja, 30 vjeçe, kishte vendosur që mbi temën e caktuar të “Met Gala-s” së sivjetshme që ishte “Amerika: Leksiku mode”, të paraqitej me një fustan dy pjesësh të argjendtë të shtëpisë së modës “Prada”, e që ishte shumë ekstravagant, me prerje strikte dhe që shkëlqente i tëri me xixa.
Flokët, Ora, i kishte kapur nga pas ndërsa edhe makijazhi ishte në përputhje me veshjen e saj, teksa kishte vënë xhevahire në fyt dhe në duar.
Ndërkohë Taika , i cili filloi të takohej me Ritën në muajin mars – dukej i veshur me një kostum të zi, këmishë të bardhë dhe stoli argjendi.
Ndryshe, evenimenti i famshëm “Met Gala”, u kthye më në fund pasi ishte anuluar në vitin 2020 në mes të pandemisë.
Edhe data e sivjetmë e kësaj mrëmjeje gala, është zhvendosur pasi që gjithmonë ky eveniment mbahej të dielën e parë të muajit maj.
Pos, Ritës, në tepihun e kuq të “Met Gala 2021”, parakaluan edhe plot yje të tjerë të modës dhe muzikës, përfshirë, Jennifer Lopez, Rihanna, Camila Cabello, Grimes, Ciara e shumë të tjerë.
Në anën tjetër, së fundmi është aluduar për një fejesë të mundshme në mes të Orës dhe Waititit, por që një gjë të tillë e kanë mohuar që të dy.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com