Stil

Riciklim, jo mbeturina – materiale të vjetra, veshje të reja


Ilustrim

Megjithëse moda i vë menjëherë tendencat e fundit të pistës në shportat e blerësve, shpejtësia dhe trendi vijnë me pasoja mjedisore dhe etike.

Kur blejmë rroba, e gjithë çfarë mendojmë është si do të na rrinë veshur. Asnjëherë ku rrinë ato, kur nuk i veshim më.

Çfarë ndodhë me veshjet që dalin jashtë mode dhe i kap mallkimi i trendit të vitit tjetër?

Të gjitha këto investime në veshmbathje përfundojnë në kosh plehrash, duke prodhuar kështu një industri të tërë mbeturinash.

Çdo vit, industria e modës përdorë 93 milionë kub ujë, që është i mjaftueshëm për konsum të 5 milionë njerëzve. Nga të gjithë fibrat e përdorur për rroba, 87 për qind digjet ose hidhet në deponi të mbeturinave.

Por, një grup të rinjsh nga Peja e ka gjetur zgjidhjen.

Për të ulur këtë humbje uji dhe zvogëluar këtë përqindje që digjet, nxënësit kanë bashkuar forcat me Let’s do it Peja dhe Qendrën Ricikluese Serec.

Ky kreacion i veçantë i materialeve të vjetra me dizajne të reja, do të shfaqet edhe në Natën e Modës në Prishtinë.

Derisa i gjithë projekti u mbështet nga Komuna e Pejës dhe Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë. Grupi është i vendosur që edhe kur financimi i projektit të përfundojë, riciklimi të mos ndalet.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore