Ushqimi i mirë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është i përqendruar në dy brigje.
Kalifornia ka fituar çmimin për shtetin me numrin më të madh të yjeve Michelin, e ndjekur nga New York-u, dhe pikërisht në Empire State ndodhet më e shtrenjta nga të gjitha, Masa, me menunë e saj të shijimit prej 750 dollarë për person.
Ekspertët në Restaurant Furniture analizuan pozicionin dhe propozimet e të 45 restoranteve në vend që kanë dy ose tre yje me Red, për të përcaktuar se cili shtet ka numrin më të madh të tyre.
Në krye të listës është Golden State, i cili ka 18, ndërsa New York-u merr medaljen e argjendtë me 17 dhe në vendin e tretë, shumë larg, është Illinois me 5.
Hulumtimi identifikoi po ashtu se cilët restorante janë më të shtrenjtë dhe më pak të shtrenjtë, duke i klasifikuar në bazë të çmimit të menusë standarde për person.
Më e shtrenjta nga të gjitha, Masa, që ndodhet në Columbus Circle, në zemër të Manhattan: e themeluar në vitin 2004 nga kuzhinieri Masa Takayama, fitoi yllin e tretë në vitin 2009, duke u bërë restoranti i parë japonez në SHBA që arriti njohjen më të lartë.
Opsioni Omakase prej 750 dollarësh është më i liri, ndërsa Hinoki Counter Experience kushton 950 dollarë. Dhe për të shijuar një përvojë edhe më të thellë, klientët mund të ulen në banak dhe të vëzhgojnë punën e njërit prej dy shefave të kuzhinës.
Në vendin e dytë renditet Sushi Noz, po në New York, ku degustimi standard kushton 525 dollarë.
Shefi Nozomu Abe e hapi restorantin në vitin 2007 dhe pasi mori yllin e parë në vitin 2020, ai fitoi të dytin vitin e kaluar.
Menuja e tyre e stilit Edomae është një përvojë 2,5-orëshe që fillon me një sërë pjatash të vogla të ndjekura nga një përzgjedhje e nigirit sezonal, duke përfunduar me supë miso, tamago dhe ëmbëlsirë. Hapi i fundit i podiumit është i zënë nga Single Thread në Healdsburg, Kaliforni.
E inauguruar në vitin 2016 nga kuzhinieri Kyle Connaughton me gruan e tij Katina, menyja japoneze kushton 495 dollarë për person dhe dhjetë pjatat përmbajnë fruta, perime, barishte dhe mjaltë të prodhuar në fermën e tyre.
I katërti dhe i pesti nga restorantet më të shtrenjta me yje Michelin në SHBA janë gjithashtu në Kaliforni: në Benu, në San Francisko, shijimi kushton 420 dollarë për person, një përvojë kuzhine tre-orëshe që ofron një prekje perëndimore për koreanët.
Ushqim me një shumëllojshmëri të gjerë të prodhimeve të detit, perimeve, mishit dhe ëmbëlsirave.
E hapur nga shefi i kuzhinës Corey Lee në vitin 2010 pas 25 vitesh në disa nga restorantet më të njohura në botë, Benu u bë institucioni i parë në San Francisko që fitoi tre yje Michelin.
Kurse Sushi Ginza Onodera në West Hollywood, ka një çmim prej 400 dollarë: i inauguruar nga shefi Akifumi Sakagami në vitin 2013, restoranti ka dy yje Michelin.
Menuja Omakase përmban sushi tradicional të stilit Edomae me peshk të importuar nga tregu i peshkut Toyosu të Tokyos.
Marrë nga “La Repubblica”, përshtatur për “Albanian Post”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com