Policia e Dibrës mëngjesin e 30 nëntorit ka bërë me dije se për shkak të reshjeve të dendura të dëborës situata në “Rrugën e Arbërit” paraqitet problematike.
Prandaj njoftohet se ky aks rrugor është mbyllur deri në një moment të dytë pas qetësimit të motit. Një ditë më parë “Rruga e Arbërit” u hap për qarkullim pasi u inaugurua nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.
Kjo e fundit më herët ka bërë me dije se rruga është hapur në formën e kantierit – 80% e kalueshme – dhe në qershor të vitit 2022 do të mbyllen të gjitha punimet.
“Nisur nga situata e krijuar, shërbimet e Policisë Rrugore nuk do të lejojnë kalimin e automjeteve në drejtim të bypass-it në rrugën e Arbërit dhe në Qafë Murrizë, as në gjitha ato akse rrugore në të cilat ka prezencë të dëborës, pa vendosur zinxhirët dhe gomat dimërore”, thuhej në njoftim.
Sa i përket akseve të tjera mjetet lejohen të qarkullojnë me zinxhir në Peshkopi-Maqellarë-Bulqizë, Bulqizë-Klos dhe Klos-Qafë Murrizë.
Ndërsa aksi rrugor Klos-Mat- është i hapur, aktualisht pa probleme.
Në përfundim Policia Rrugore ka apeluar të gjithë drejtuesit e mjeteve për të pasur kujdes.
“Të gjithë drejtuesit e mjeteve duhet të rrisin kujdesin në rrugë gjatë kalimit në të gjitha akset rrugore, pasi ka prezencë të akullit e të dëborës, të vendosin rripin e sigurimit, të mos qarkullojnë me shpejtësi, të mos kryejnë parakalime dhe të mos drejtojnë mjetin nën ndikimin e alkoolit, të rrisin vigjilencën si dhe të shmangin qarkullimin e pa nevojshëm”, përmbyllet apeli i Policisë.
Autoriteti Rrugor Shqiptar më herët njoftoi se të gjitha akset rrugore po monitorohen nga kontraktorët e mirëmbajtjes së rrugëve.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Emigrantët gati për Itali, lënë Gjadrin pas vendimit të gjykatës së Romës
-
KLP reagon pas deklaratave të Berishës: Dënojmë çdo presion ndaj SPAK
-
PD propozon ndryshime në Rregulloren e Kuvendit: Deputetët të deklarojnë nëse kanë përdorur ose jo Sky ECC dhe Encro Chat
-
Gjici kërkon lirinë, gjykata kërkon ngritjen e një grupi ekspertësh për të verifikuar gjendjen shëndetësore