Importet e veshjeve dhe këpucëve në sasi shënuan rënien më të mprehtë vitin e kaluar që nga viti 2020 kur shpenzimet për veshje u limituan prej izolimit.
Gjatë vitit të kaluar u importuan 75,6 mijë tonë veshje me rënie 3,5%, por rënia ishte më e fortë për këpucët me mbi 19%.
Kështu rezulton sipas raportit të fundit nga Instituti i Statistikave, INSTAT. Por çfarë e ka shkaktuar këtë rënie?
Mendohet se dy faktorët që e shkaktuan rënien kishin të bënin me inflacionin e lartë në grupin e ushqimeve.
Po ashtu emigrimi i të rinjve, pasi pakësimi i kësaj grup-moshe ul kërkesën për veshje.
Sakaq, rënia e importeve të veshjeve u reflektua edhe në vlerë. Në vitin 2023 u importuan 94 miliardë lekë veshje dhe këpucë me rënie vjetore -7.4%.
Në retrospektivë, për të parë ecurinë që nga viti 2005, importet e veshjeve dhe këpucëve ranë vitin 2009 si pasojë e krizës financiare të vitit 2008.
Rënia ka qenë gjithashtu e pranishme në vitet 2012 për shkak të frenimit të rritjes ekonomike dhe në vitin 2020 për shkak të kufizimeve ndaj pandemisë.
Duket se shitjet në sektorin e veshjeve dhe këpucëve janë përherë të ekspozuara ndaj krizave ekonomike dhe inflacionit të lartë.
Pas luftës në Ukrainë çmimet panë nivele rekord në të gjithë Evropën dhe sjellja e konsumatorëve ndryshoi. Blerjet u përqendruan te sektorët më të nevojshëm.
Vitin e kaluar, rënia e kërkesës për këpucë ka qenë e pranishme në të gjithë botën dhe në tregjet e pakicës ka sjellë tkurrje të porosive në fabrika duke bërë që shumë prej tyre të falimentojnë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Emigrantët gati për Itali, lënë Gjadrin pas vendimit të gjykatës së Romës
-
KLP reagon pas deklaratave të Berishës: Dënojmë çdo presion ndaj SPAK
-
PD propozon ndryshime në Rregulloren e Kuvendit: Deputetët të deklarojnë nëse kanë përdorur ose jo Sky ECC dhe Encro Chat
-
Gjici kërkon lirinë, gjykata kërkon ngritjen e një grupi ekspertësh për të verifikuar gjendjen shëndetësore