FIFA ka publikuar renditjen e re të ekipeve kombëtare pas përfundimit të dy turneve Euro 2024 dhe Kupa e Amerikës. Argjentina, kampione e Kupës së Amerikës, ka ruajtur vendin e saj në krye të kësaj renditjeje. Spanja, kampione e Euro 2024, ka shkuar në vendin e tretë, pas Francës. Ndërkohë, Shqipëria ka mbetur në vendin e 66-të.
Organi drejtues i futbollit në botë, FIFA, ka publikuar renditjen më të fundit, atë të datës 18 korrik 2024. Renditja e ardhshme do të jetë pas 63 ditësh, më 19 shtator 2024.
Argjentina, kampione e Kupës së Amerikës 2024, një titull i pasuar nga Kupa e Amerikës 2021 dhe Kupa e Botës 2022, qëndron sërish në krye.
Spanja, kampione e Euro 2024, ka ngjitur 5 vende, duke shkuar në pozitën e tretë. “Furia e Kuqe” është ekipi që ka grumbulluar më shumë pikë gjatë kësaj periudhe, +105.75 pikë.
Një surprizë është futja në “top 10”-she e Kolumbisë (9). Skuadra finaliste e Kupës së Amerikës pati një ecuri të jashtëzakonshme prej 28 ndeshjesh pa humbje, para se të mundej 1-0 në kohën shtesë nga Argjentina në finale.
Venezuela, pjesëmarrëse në finalet e Kupës së Amerikës 2024 (çerekfinaliste), ka bërë ngjitjen më të madhe në renditje me 17 vende, duke shkuar në pozitën e 37-të aktualisht.
Republika Çeke, një kundërshtare i Shqipërisë në kualifikueset e Euro 2024 dhe me një paraqitje të dobët në Kampionatin Evropian, është kombëtarja me rënien më të madhe, 13 vende. Aktualisht qëndron në vendin e 47-të.
Shqipëria, edhe pse pjesëmarrëse në Euro 2024, nuk ka njohur asnjë ndryshim në pozitën e saj. Kuqezinjtë qëndrojnë në vendin e 66-të në botë.
Kosova, e cila nuk kishte angazhime në kohët e fundit, përveç miqësoreve, ka rënë me një vend, duke u renditur në pozicionin e 106-të.
‘Top 10’ ekipet më të mira në renditjen e FIFA-s:
1.Argjentina
2.Franca
3.Spanja
4.Anglia
5.Brazili
6.Belgjika
7.Holanda
8.Portugalia
9.Kolumbia
10.Italia
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
“Jau thej kambët, jua prishi karrierën”, Agim Ademi akuzohet se ka kërcënuar Zhegrovën, Muricin e Muslijën
-
Shqipëria përballet me Ukrainën, Sylvinho dhe Ramadani: Grupi është i vështirë, por duam ta nisim mbarë
-
Policia gjermane ndaloi ‘sulmin e madh terrorist’ përpara finales së Euro 2024
-
Shqipëri – Kroaci një nga ndeshjet më të bukura të Euro 2024 sipas UEFA-s