Këtë të martë të 20 gushtit është regjistruar një tjetër rekord në kursin e këmbimit.
Dollari amerikan po këmbehet me 89 lekë që është niveli më i ulët historik, duke u zhvlerësuar edhe në raport me vjet.
Referuar kursit zyrtar, një dollarë vjet në këtë periudhë këmbehej 99-100 lekë.
Në rënie është edhe euro, e cila po shitet e blihet me 99 lekë, ndërkohë që vjet në gusht këmbehej nga 106-110 lekë.
Zhvlerësimi i valutave edhe pse po thellohet, duket se është i pamundur të stabilizohet nga Banka e Shqipërisë, e cila vijon të theksojë që po e shkakton fluksi i valutës së ardhur nga burime formale.
Një ditë më parë, monedha evropiane ka prekur nivelet më të ulëta të shënuara ndonjëherë.
Referuar kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro është këmbyer me 99.72 lekë, me një rënie prej 0.09 pikë në krahasim me fundjavën e shkuar.
Një shpjegim i mundshëm është fluksi i lartë turistik që ka pasur Shqipëria gjatë këtij viti, por edhe me remitancat.
Të dhënat tregojnë se për periudhën janar-korrik, Shqipëria priti 6.3 milionë turistë.
Niveli i euros përballë lekut duket se do të jetë një normalitet i ri në kursin e këmbimit dhe nuk parashikohet që të ketë një forcim të monedhës evropiane.
Po ashtu dollari amerikan ka humbur pikë përkundrejt lekut.
Sipas kursit zyrtar, një dollar u këmbye në vend me 90.33 lekë, rreth 0.51 lekë më pak se të premten.
Kurse paundi britanik u këmbye këtë të hënë me 117.05 lekë, ose 0.12 lekë më pak se të premten, ndërsa franga zvicerane u këmbye me 104.46 lekë, ose 0.12 lekë më pak se të premten.
Zhvlerësimi i euros ka ndikim negativ te eksportuesit që kostot i kanë në lekë dhe fitimet në euro.
Gjithashtu ekspertët thonë se dëmton edhe qytetarët që i kanë kursimet në euro, pasi zhvlerësohen kundrejt lekut.
Të dëmtuar janë edhe ata qytetar që i kanë të ardhurat në euro, por edhe vetë buxheti i shtetit humb nga ky zhvlerësim sepse gjeneron më pak të ardhura nga doganat.
Por Banka e Shqipërisë e vlerëson dobësimin e euros si një faktor pozitiv pasi ndikon direkt në mbajtjen nën kontroll të çmimeve të konsumit.
Gjithashtu një trend i tillë është pozitiv edhe për të gjithë ata persona që kanë kredi në euro sepse do të paguajnë më pak.
Përfitime nga një lekë i fortë përballë euros ka edhe Qeveria pasi paguan më pak kosto për borxhin e jashtëm.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Emigrantët gati për Itali, lënë Gjadrin pas vendimit të gjykatës së Romës
-
KLP reagon pas deklaratave të Berishës: Dënojmë çdo presion ndaj SPAK
-
PD propozon ndryshime në Rregulloren e Kuvendit: Deputetët të deklarojnë nëse kanë përdorur ose jo Sky ECC dhe Encro Chat
-
Gjici kërkon lirinë, gjykata kërkon ngritjen e një grupi ekspertësh për të verifikuar gjendjen shëndetësore