Kosova

Regjistrimi i diasporës në fazën përfundimtare – deri më tani mbi 600 mijë të regjistruar


Ilustrim

Deri më tani mbi 600 mijë qytetarë të cilët jetojnë jashtë Kosovës kanë marr pjesë në procesin e regjistrimit të popullsisë.

Kështu të paktën ka bërë të ditur ushtruesi i detyrës së drejtorit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, Avni Kastrati, i cili ndër të tjera ka njoftuar se procesi për regjistrimin e diasporës do të jetë i hapur deri më 31 gusht.

“Regjistrimi i diasporës është obligim ligjor për qytetarët që kanë nënshtetësi të Kosovës, përndryshe edhe ata penalizohen në bazë të ligjit nëse nuk regjistrohen. Është një e mirë edhe për ata, me ditë shteti i Kosovës që jetojnë diku, jetojnë e punojnë, dhe është krejtësisht online”, ka thënë ai në një intervistë për Kosova Press.

Rezultati preliminar i procesit të regjistrimit të popullsisë i publikuar më 12 korrik tregoi se në Kosovë jetojnë 1 milion e 586 mijë e 659 banorë.

Në vitin 2011 rezultati përfundimtari i regjistrimit të popullsisë tregoi se në Kosovë ishin 1 milion e 739 mijë e 825 banorë.

Të dhënat e regjistrimit të popullsisë të publikuar treguan se numri i popullsisë është ndjeshëm më i vogël sesa në vitin 2011 – diku rreth 153 mijë banorë më pak.

Mbi 153 mijë banorë më pak në Kosovë që nga 2011 – çka treguan rezultatet e regjistrimit të popullsisë?

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore