Shqipëria

Raporti i KE: Vetërregullimi në sektorin e medias është i dobët, ndikohet nga një peizazh i polarizuar mediatik


Vetërregullimi në sektorin e medias është i dobët pasi ndikohet nga burimet e kufizuara, një peizazh i polarizuar mediatik dhe retorika e vazhdueshme nxitëse në debatin publik.

Në këtë përfundim del raporti i Komisionit Evropian për Sundimin e Ligjit në Shqipëri.

Anëtarësia e Aleancës për Gazetarinë Etike është ende e kufizuar, ajo varet nga mbështetja e donatorëve dhe rekomandimet e saj nuk zbatohen gjithmonë, veçanërisht për shkak të ndarjes së peizazhit mediatik sipas linjave politike – sipas raportit.

“Rregullimi i kufizuar për transparencën e pronësisë së medias dhe përqendrimi i lartë ndikojnë negativisht në pavarësinë e medias”, vijon raporti.

Po ashtu vijon duke theksuar se ligji shqiptar parashikon rregulla të kufizuara transparence që kërkojnë zbulimin e pronësisë së kompanisë, të zbatueshme për mediat audiovizive dhe ato të shkruara.

Referuar raportit, legjislacioni nuk parashikon asnjë kufizim në përqendrimin e pronësisë ndërmjet mediave. “Kuadri ligjor dhe rregullator ka çuar me kalimin e kohës në një shkallë të lartë të përqendrimit në mjedisin mediatik shqiptar”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore