Sport

Rams mposhtin Bengals në Super Bowl-in LVI


Los Angeles Rams mposhti Cincinnati Bengals 23-20 në Super Bowl LVI të dielën e 13 shkurtit.

Ndeshja plot dyshime përfundoi me një ndalesë nga mbrojtësi i Rams-ve, Aaron Donald, për t’i fituar të gjitha.

Finalja e madhe u zhvillua në stadiumin SoFi në Inglewood, Kaliforni dhe ishte hera e dytë në historinë e Super Bowl-it që një ekip luante në fushën e vet.

Tampa Bay Buccaneers ishte skuadra e parë që e bëri këtë, vitin e kaluar në stadiumin Raymond James.

Rams kontrolluan pjesën më të madhe të pjesës së parë, me receivers-at Odell Beckham Jr. dhe Cooper Kupp që shënuan dy touchdown-et e para të ndeshjes.

Bengals u përgjigjën në fund të pjesës të dytë me një lojë mashtruese që çoi në një touchdown dhe një ndërprerje nga Jessie Bates III.

Beckham – një nga receivers-at e parë të Rams – u largua nga loja në çerekun e dytë me një lëndim në gju.

Një touchdown dhe ndërprerje e Bengals-ve brenda 22 sekondave të para të pjesës së dytë ndryshoi ritmin.

Receiver-i Tee Higgins kapi një goditje prej 75 metrash në 12 sekondat e para të pjesës dhe 10 sekonda më vonë, mbrojtësi anësor Chidobe Awuzie mori një pasim nga Stafford.

Çereku i katërt nisi me paqartësi se kush do të largohej fitimtar nga loja, por gjithçka zbriti në dy minutat e fundit.

Pas një udhëtimi të gjatë që përfshinte 15 ndeshje – katër vrapime dhe 10 pasime – Kupp shënoi një touchdown vendimtar, duke i dhënë Rams një epërsi me tre pikë.

Kupp – i cili pati tetë catch-es për 92 jardë dhe dy touchdown – u emërua MVP i Super Bowl të dielën.

Rams shpagoi në këtë mënyrë humbjen e vitit 2019 kundër New England Patriots.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore