Shqipëria

Rama: Vijojnë gërmimet në varrezën mesjetare të Përmetit


Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka rikujtuar se gërmimet arkeologjike në varrezën e zbuluar mesjetare të Përmetit po vijojnë.

Rama e ka bërë të ditur këtë përmes një postimi në llogarinë e tij në platformën Facebook.

Përpos vazhdimësisë së punës, ai ka zbuluar edhe detaje të tjera.

“Specialistët e Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore dhe DRTK Gjirokastër kanë nxjerrë në dritë të tjera objekte dhe po dokumentojnë rezultatet e gërmimeve”, ka shkruar Rama.

Gjithashtu ai ka treguar se bazuar te studimet paraprake, vathët, unazat dhe varëset e zbukuruara, i përkasin mesjetës së hershme, prej shekujve VIII-IX deri në XI.

Kryeministri e ka përmbyllur njoftimin duke ravijëzuar se “zbulimi i kësaj varreze shton informacionin për gjeografinë kulturore të tokës arbërore”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore