Shqipëria

Rama: Putini investoi 25 miliardë dollarë për ndryshimin e regjimit në Kiev


Përpara nisjes së luftës kundër Ukrainës, Vladimir Putini kishte bërë përpjekje për të ndryshuar regjimin në Kiev, por ai dështoi.

Kështu ka deklaruar kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në një intervistë për gazetën “The International Post (Tpi).

Rama specifikoi së dështimi i presidentit rus erdhi për shkak të rezistencës dhe moskorruptimit të Ukrainës.

Kryeministri tha se kjo e vërtetë i është zbuluar nga një guvernator i një vendi fqinj, por se emrin nuk pranoi ta tregojë.

Rama pretendon se “i kupton” arsyet e pacifizmit të pakompromistë, por se nuk sheh alternativë për ndihmën, qoftë edhe me armë, për Ukrainën.

“Kam folur, në prag të pushtimit, me një nga sundimtarët e një vendi kufitar të Ukrainës, emrin e të cilit padyshim nuk mund ta përmend. Dhe ky person më kishte thënë fjalë për fjalë, bazuar në burime të drejtpërdrejta: A e dini se Putini ka investuar 25 miliardë euro për të përgatitur terrenin për ndryshimin e regjimit?”.

Para të shpenzuara për të vajosur makinën e konsensusit, partitë, oligarkët dhe një operacion të inteligjencës ekonomike.

“Unë thashë: mund të jenë 25 ose 100 miliardë, asgjë nuk do të ndryshojë, sepse e di mirë se si janë ukrainasit. Ishte e qartë se kjo ishte një shumë e madhe. Por ishte evidente se Putini i nënvlerësonte kundërshtarët e tij dhe se nuk kuptonte asgjë nga psikologjia e njerëzve që kishte vendosur të pushtonte”, thotë kryeministri.

Numri një i Qeverisë shton se në thelb ishte i bindur, shumë përpara se të shpërthente lufta, se ukrainasit nuk do ta linin veten të bliheshin dhe se nuk do të kishte ndryshim regjimi që do të lejonte Moskën të vendoste një qeveri miqësore.

“Ky gabim i rëndë fillestar i të kuptuarit, siç është evidente, ndikoi jashtëzakonisht shumë në rrjedhën e luftës në muajt në vijim, deri më sot”.

Për Ramën, Papa Françesku ka të drejtë që dënon luftën në emër të mbrojtjes së paqes, por Ukraina, shpjegoi ai, nuk mund dhe nuk duhet të heqë dorë nga mbrojtja.

“Ka vend për një zgjidhje pa pritur një Ukrainë të thyer dhe një Rusi në gjunjë. Pa rezistencën e Ukrainës, ekziston një rrezik serioz që e gjithë Evropa të humbasë sovranitetin e saj”.

Rama: Nuk duhet pritur që Ukraina të shkatërrohet, as Rusia të bjerë në gjunjë

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore