Kosova

Rama: Filloi adoptimi i qenve endacakë, secili nga ta do të jetë i pajisur me mikroçip


Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur se kanë nisur planin e Komunës për adoptimin e qenve endacakë ku për secilin person që adapton një qen endacak është thënë se do të ketë fitim 50 euro në muaj.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari përmes një shkrimi në rrjetin social ‘Facebook’.

“Filloi adoptimi i qenve endacakë në kryeqytet. Tashmë secili qen në kryeqytet do të ketë një pronar. Jemi siguruar që të ofrojmë kushte dhe trajtim human për qentë dhe siguri shtesë për qytetarët e kryeqytetit”, ka shkruar Rama.

Ai tutje ka thënë se ka interesim të madh nga qytetarët për adoptimin e qenve.

“Jam shumë falënderues që një numër i madh i qytetarëve kanë shprehur interesim për adoptim. Ju lus që të keni kujdes për këto krijesa dhe të tregoni dashuri ndaj tyre”.

Ndërsa, ka sqaruar edhe mënyrën se si do të monitorohen.

“Secili nga qentë që jepet për adoptim do të jetë i pajisur me mikroçip dhe numri i tij është i vendosur edhe në kontratë, monitorimi i të cilit do të bëhet nga Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca”.

Ka kohë që Kosova, është duke u ballafaquar me problemin e qeneve endacakë të cilët bredhin rrugëve, disa prej tyre edhe sulmojnë qytetarët – me ndërrimin e pushteteve lokale vazhdimisht janë propozuar zgjidhje të ndryshme për këtë problem.

Njëri ndër premtimet e kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, për zgjidhjen e këtij problemi ishte edhe ndërtimi i një strehimore.

Adaptimi për qentë endacak aq sa është parë si “atraktiv” për aktivistët e të drejtave të kafshëve janë edhe një sërë problemesh që kanë të bëjnë me manipulime, mashtrime për kujdestarinë që mund të bëhet me qenët endacak.

Në Prishtinë janë rreth 3 mijë qen endacakë, kurse në mbarë Kosovën thuhet se numri i tyre arrin në 200 mijë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore